Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Ofertimi në Tendera
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Administrate | Nenpunes
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
ITD Shpk, kërkon të punësojë: Specialist/e Ofertimi në Tendera.
Detyrat:
Detyrat:
- Lexon me shumë vëmendje dokumentet e tenderit. Hedh të dhënat kryesore dhe specifikimet teknike të tenderit në Formularin e Përgjithshëm për Tender/Projekt/Kuotim;
- Siguron dokumentacionin e plotë të tenderave (shkarkim nga site përkatës ose zhvillimin e procedurave për blerjen e dokumentave në rast të tenderave joelektronike);
- Mbledh dokumentet si CE, Maf, ISO, CO, RoHS, ISO, Prospekte (kur kërkohen);
- Përgatit dokumentacionin për tender në bashkëpunim me Drejtorin e Shitjeve, duke u angazhuar konkretisht në evidentimin dhe sigurimin e certifikimeve të stafit dhe kompanisë, kontratave të ngjashme si dhe dokumentacione të tjera shtesë në varësi të kërkesave dhe dokumentave të tenderit;
- Mbledh të dhënat dhe përgatit ofertën financiare për tender;
- Mbledh të dhënat dhe përgatit formën finale të ofertës teknike për tender.
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare – të preferueshme shkencat ekzakte (matematikë, fizikë, kimi etj);
- Minimalisht 1 vit eksperiencë e ngjashme e mëparshme pune;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze;
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Aftësi shumë të mira organizative;
- Përdorim shumë të mirë të excel.
- Kontratë me afat 1 vjecar, me të drejtë rinovimi.
- Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese.
- Të punuarit në një mjedis dinamik që ofron zhvillim dhe rritje profesionale.
- Çertifikime dhe trajnime të ndryshme.
- Angazhimi ne projekte ambicioze në një nga industritë më të mira.
- Sigurimi shëndetësor privat.
- Vendndodhja perfekte e zyrës, në qendër të Tiranës.
Apply