Tirane, ofrohet vend pune Specialist, Departamenti i Kredive Retail
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Pozicioni: Specialist
Departamenti: Departamenti i Kredive Retail
Divizioni: Retail
Objektivat Parësore
Afati i fundit i aplikimeve është 25 Korrik 2022.
Departamenti: Departamenti i Kredive Retail
Divizioni: Retail
Objektivat Parësore
- Të suportojë procesin e kredidhënies në segmentin MSE si dhe KPI të tjerë të lidhura me këtë segment: Klientët aktivë, Depozitat e gjeneruara për këtë segment, Përfitueshmëria, Shitjet e Kryqëzuara si Marrëveshjet e Pagave etj. Të suportojë Rajonin dhe /ose kërkesa specifike të degëve të deleguara nga Manaxheri i Departamentit.
- Specialisti duhet të ketë fokus rajonin të cilit do të ketë në ngarkim dhe të gjithë KPI e lidhur me kredidhënien. Duhet të jetë i aftë të kuptojë ciklet e produkteve bazë dhe të propozojë produkte specifike që shërbejnë për promovimin e këtij segmenti.
- Të performojë detyrat e deleguara nga Manaxheri i Departamentit.
- Të procesojë dhe analizojë dosjet e kredive deri në vlerën 1 MEUR per segmentin PRO dhe VSB dhe individ me të ardhura nga këto biznese.
- Të ketë njohuri shumë të mira në Procesin e kredidhënies për segmentin Retail, VSB dhe sektorë të tjerë.
- Të kuptojë dhe analizojë pasqyrat financiare të bizneseve të ndryshme.
- Të ketë aftësi të identifikojë treguesit real financiarë dhe në të njëjtën kohë të kryqëzojë ato me të dhënat e prezantuara nga klienti.
- Të ketë opinion objektiv dhe të pavarur dhe të bashkëpunojë me Manaxherin e Departamentit në procesin e vendimarrjes.
- Të suportojë komunikimin ndërmjet Degëve dhe strukturave të Drejtorisë në lidhje me procesin e kredidhënies.
- Të bashkëpunojë ngushtë me Rrjetin e Degëve, me Departamentin e Riskut dhe struktura të tjera të përfshira në procesin e kredidhënies.
- Të monitorojë dhe suportojë të gjithë procesin e kredidhënies deri në fazën e disbursimit dhe monitorimin e KPI të segmentit MSE.
- Të marrë pjesë në takime me klientë të rëndësishëm.
- Përgjegjës për përditësimin me ndryshimet më të fundit që ndodhin në produktet dhe shërbimet e konkurrentëve si edhe për të mbledhur informacion nga burime të ndryshme mbi lajmet me të fundit rreth konkurrencës. Informon linjën drejtuese përkatëse në çdo moment që vërehet një përditësim i tillë i konkurrencës në treg.
- Diplomë Universitare në Ekonomiks dhe Financë ose të ketë kualifikime të ndryshme në fushën e Ekonomisë.
- Eksperiencë pune me shumë se 5 vite në Sektorin Bankar ose Financiar në fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri të mira të tregut dhe sistemit bankar si dhe zhvillimeve ekonomike të vendit.
- Aftësi për të shprehur opinion objektiv dhe të pavarur.
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
- Aftësi shumë të mira për të punuar në grup, në punët e përditshme dhe detyra specifike.
- Të ketë njohuri mjaft të mira të gjuhës Angleze, në lexim, shkrim dhe komunikim.
Afati i fundit i aplikimeve është 25 Korrik 2022.
Apply