• Tirane, ofrohet vend pune Specialist, Departamenti i Kredive Retail

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni: Specialist
Departamenti: Departamenti i Kredive Retail
Divizioni: Retail

Objektivat Parësore
  • Të suportojë procesin e kredidhënies në segmentin MSE si dhe KPI të tjerë të lidhura me këtë segment: Klientët aktivë, Depozitat e gjeneruara për këtë segment, Përfitueshmëria, Shitjet e Kryqëzuara si Marrëveshjet e Pagave etj. Të suportojë Rajonin dhe /ose kërkesa specifike të degëve të deleguara nga Manaxheri i Departamentit.
  • Specialisti duhet të ketë fokus rajonin të cilit do të ketë në ngarkim dhe të gjithë KPI e lidhur me kredidhënien. Duhet të jetë i aftë të kuptojë ciklet e produkteve bazë dhe të propozojë produkte specifike që shërbejnë për promovimin e këtij segmenti.
Rolet Kyçe & përgjegjësitë
  • Të performojë detyrat e deleguara nga Manaxheri i Departamentit.
  • Të procesojë dhe analizojë dosjet e kredive deri në vlerën 1 MEUR per segmentin PRO dhe VSB dhe individ me të ardhura nga këto biznese.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në Procesin e kredidhënies për segmentin Retail, VSB dhe sektorë të tjerë.
  • Të kuptojë dhe analizojë pasqyrat financiare të bizneseve të ndryshme.
  • Të ketë aftësi të identifikojë treguesit real financiarë dhe në të njëjtën kohë të kryqëzojë ato me të dhënat e prezantuara nga klienti.
  • Të ketë opinion objektiv dhe të pavarur dhe të bashkëpunojë me Manaxherin e Departamentit në procesin e vendimarrjes.
  • Të suportojë komunikimin ndërmjet Degëve dhe strukturave të Drejtorisë në lidhje me procesin e kredidhënies.
  • Të bashkëpunojë ngushtë me Rrjetin e Degëve, me Departamentin e Riskut dhe struktura të tjera të përfshira në procesin e kredidhënies.
  • Të monitorojë dhe suportojë të gjithë procesin e kredidhënies deri në fazën e disbursimit dhe monitorimin e KPI të segmentit MSE.
  • Të marrë pjesë në takime me klientë të rëndësishëm.
  • Përgjegjës për përditësimin me ndryshimet më të fundit që ndodhin në produktet dhe shërbimet e konkurrentëve si edhe për të mbledhur informacion nga burime të ndryshme mbi lajmet me të fundit rreth konkurrencës. Informon linjën drejtuese përkatëse në çdo moment që vërehet një përditësim i tillë i konkurrencës në treg.
Aftësitë e kërkuara
  • Diplomë Universitare në Ekonomiks dhe Financë ose të ketë kualifikime të ndryshme në fushën e Ekonomisë.
  • Eksperiencë pune me shumë se 5 vite në Sektorin Bankar ose Financiar në fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri të mira të tregut dhe sistemit bankar si dhe zhvillimeve ekonomike të vendit.
  • Aftësi për të shprehur opinion objektiv dhe të pavarur.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup, në punët e përditshme dhe detyra specifike.
  • Të ketë njohuri mjaft të mira të gjuhës Angleze, në lexim, shkrim dhe komunikim.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 25 Korrik 2022.
 


Apply
Back
Top