• Tirane, Ofrohet Vend Pune Specialialist/e - Burime Njerzore

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Stacioni Trenit | Zogu i Zi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Eksperienca
vetem me eksperience
Kerkohet Specialist/e ne Departamentin e Burimeve Njerzore !

Përmbledhja e Pozicionit:

HR Specialist do të mbështesë dhe menaxhojë proceset kryesore të Burimeve Njerëzore, duke përfshirë rekrutimin, onboarding, trajnimet, administrimin e stafit, vlerësimin e performancës dhe koordinimin me departamentet për çështjet që lidhen me punonjësit.

Detyrat​

  • Menaxhimi i proceseve të rekrutimit dhe përzgjedhjes së punonjësve të rinj.
  • Ndjekja e procedurave të onboarding dhe largimit të stafit.
  • Organizimi dhe koordinimi i trajnimeve të brendshme.
  • Menaxhimi i lejeve, mungesave dhe dokumentacionit të punonjësve.
  • Ndjekja e problematikave të stafit dhe ofrimi i asistencës së nevojshme.
  • Koordinimi me departamentet për nevojat, performancën dhe çështjet që lidhen me stafin.
  • Mbështetja në hartimin dhe ndjekjen e skemave të bonuseve dhe incentivave.
  • Përgatitja e komunikimeve dhe dokumenteve zyrtare HR.
  • Kujdesi për zbatimin e rregullores së brendshme, politikave të kompanisë dhe disiplinës në punë.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi rekrutimet, largimet, trajnimet, mungesat dhe çështje të tjera HR.
  • Propozimi i përmirësimeve në proceset HR dhe në menaxhimin e stafit.
  • Organizimi i aktiviteteve të brendshme për stafin, si retreat-e, evente argëtuese dhe aktivitete motivuese për forcimin e bashkëpunimit dhe frymës së ekipit.

Kualifikimet​

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet në Fakultetin Juridik, Shkenca Sociale, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë eksperiencë në të njëjtin pozicion minimalisht për një periudhë 2 vjeçare.
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore.
  • Të ketë njohje shumë të mirë të paketës Microsoft Office.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe koordinimi me departamente të ndryshme.
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, korrektësia dhe përgjegjshmëria.
  • Të jete kembengules ne arritjen e objektivave te percaktuara !

Shënime​

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në Tuaj.

  • Pagë konkurruese
  • Ambient pune pozitiv, modern dhe bashkëpunues.
Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
Email: info@mrcourier.al; sales@mrcourier.al
ose Cel. : +355686092933

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të kontaktohen për intervistë.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Nëse mendoni se plotësoni kushtet tona dhe doni t'i bashkoheni ekipit tonë, jeni të lutur të na kontaktoni!
____

Mr.Courier Shpk

Adresa: 📍 Rr, At Zef Valentini Nr7, Laprake
LocationL https://maps.app.goo.gl/b4aqJs6NKhqan2Er5
☎️ 0686092933 /+35544503330
📩 sales@mrcourier.al
🌐 www.mrcourier.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top