• Tirane, ofrohet vend pune Social media manager & gazetar/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Gazetari | Komunikacion
  2. Marketing
  3. Marketing Social Media | ADS | SEO
Eksperienca
vetem me eksperience

Social Media Manager / Gazetar​

A je i apasionuar pas botës së medias digjitale, kurioziteteve dhe lajmeve? Kemi një vend të lirë për një person kreativ dhe të dedikuar që dëshiron të rritet profesionalisht bashkë me ne!

📌 Përgjegjësitë kryesore:​

  • Krijimi i përmbajtjes: Ideimi dhe realizimi i materialeve vizuale dhe tekstuale për platformat tona sociale (Instagram, Facebook, TikTok).
  • Shkrimi i lajmeve: Redaktimi dhe shkrimi i artikujve apo lajmeve me fokus te kuriozitetet, faktet interesante dhe tematika tërheqëse për publikun.
  • Menaxhimi i rrjeteve sociale: Monitorimi i faqeve, ndërveprimi me audiencën dhe ndjekja e trendeve më të fundit.

🎯 Kriteret:​

  • Arsimi: Diplomë e arsimit të lartë (preferohet në Gazetari, Komunikim, Marrëdhënie Publiku ose fusha të ngjashme).
  • Eksperienca: Të paktën 2 vite eksperiencë të provuar në menaxhimin e rrjeteve sociale ose në gazetari/shkrim lajmesh.
  • Gjuha: Shkrim i shkëlqyer i gjuhës shqipe, me korrektësi gjuhësore dhe aftësi për të përshtatur tonin e komunikimit sipas platformës.
  • Aftësitë teknike: Të zotërojë shumë mirë aplikacionet e editimit dhe dizajnit CapCut dhe Canva / Adobe Express.

💼 Orari i punës & paga:​

  • Nga e hëna në të premte, nga ora 10:00 deri në 19:00 (duke përfshirë 1 orë pushim).
  • Paga: 80.000 lekë të reja

📩 Si të aplikoni?​

Nëse e gjeni veten në këtë përshkrim, dërgoni CV-në tuaj së bashku me një portofol të punëve tuaja të mëparshme (shkrime, video ose faqe që keni menaxhuar) në numrin tonë të telefonit, në Whats App: +355 698174987
 


WhatsApp
Back
Top