Tirane, ofrohet vend pune Social media manager & gazetar/e
Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Gazetari | Komunikacion
Marketing
Marketing Social Media | ADS | SEO
Eksperienca
vetem me eksperience
Social Media Manager / Gazetar
A je i apasionuar pas botës së medias digjitale, kurioziteteve dhe lajmeve? Kemi një vend të lirë për një person kreativ dhe të dedikuar që dëshiron të rritet profesionalisht bashkë me ne!
Përgjegjësitë kryesore:
Krijimi i përmbajtjes: Ideimi dhe realizimi i materialeve vizuale dhe tekstuale për platformat tona sociale (Instagram, Facebook, TikTok).
Shkrimi i lajmeve: Redaktimi dhe shkrimi i artikujve apo lajmeve me fokus te kuriozitetet, faktet interesante dhe tematika tërheqëse për publikun.
Menaxhimi i rrjeteve sociale: Monitorimi i faqeve, ndërveprimi me audiencën dhe ndjekja e trendeve më të fundit.
Kriteret:
Arsimi: Diplomë e arsimit të lartë (preferohet në Gazetari, Komunikim, Marrëdhënie Publiku ose fusha të ngjashme).
Eksperienca: Të paktën 2 vite eksperiencë të provuar në menaxhimin e rrjeteve sociale ose në gazetari/shkrim lajmesh.
Gjuha: Shkrim i shkëlqyer i gjuhës shqipe, me korrektësi gjuhësore dhe aftësi për të përshtatur tonin e komunikimit sipas platformës.
Aftësitë teknike: Të zotërojë shumë mirë aplikacionet e editimit dhe dizajnit CapCut dhe Canva / Adobe Express.
Orari i punës & paga:
Nga e hëna në të premte, nga ora 10:00 deri në 19:00 (duke përfshirë 1 orë pushim).
Paga: 80.000 lekë të reja
Si të aplikoni?
Nëse e gjeni veten në këtë përshkrim, dërgoni CV-në tuaj së bashku me një portofol të punëve tuaja të mëparshme (shkrime, video ose faqe që keni menaxhuar) në numrin tonë të telefonit, në Whats App: +355 698174987