Tirane, ofrohet vend pune Shofer
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Korrier | Shperndares
- Gjuha
-
- italisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.
Aktualisht kompania jonë në zgjerim po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e Shoferit.
Përgjegjësitë e pozicionit:
- Bën transportimin e mallrave nga magazina nëpër pikat e shitjes sipas porosive të magazinierit dhe nevojave të kompanisë.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e makines se dhene ne ngarkim, produkteve dhe mirorganizim e tyre.
- Ndihmon në transportimin, ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve, duke përdorur dhe të gjitha pajisjet ndihmëse të blera nga kompania për këtë detyrë si transpaleta, pirun apo automjete.
- Kujdeset te kete gjithnje dokumentat e nevojeshme, faturen e shoqerimit me vete kur leviz me makine per shperndarjen e mallrave.
- Përgjigjet për nxjerrjen saktë të mallrave sipas faturës dhe është përgjegjës për korrigjimet që bëjnë në fletë porosi që të mos të bëhen korigjime më mbrapa.
- Dorëzon personalisht tek magazinieri të gjitha faturat për të evituar humbjen e faturës.
- Realizon çdo detyrë shtesë të ngarkuar nga eprorët
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
- Minimumi 2 vite eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
- Të zotëroj patentë të klasit B, klasi C përbën avantazh;
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
- Mosha nga 30 deri në 50 vjeç
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B] brenda datës 05.07.2022.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Apply