• Tirane, ofrohet vend pune Shofer

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Korrier | Shperndares
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
supermarket_bioju_cover.jpg

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

Aktualisht kompania jonë në zgjerim po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e Shoferit.


Përgjegjësitë e pozicionit:
  • Bën transportimin e mallrave nga magazina nëpër pikat e shitjes sipas porosive të magazinierit dhe nevojave të kompanisë.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e makines se dhene ne ngarkim, produkteve dhe mirorganizim e tyre.
  • Ndihmon në transportimin, ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve, duke përdorur dhe të gjitha pajisjet ndihmëse të blera nga kompania për këtë detyrë si transpaleta, pirun apo automjete.
  • Kujdeset te kete gjithnje dokumentat e nevojeshme, faturen e shoqerimit me vete kur leviz me makine per shperndarjen e mallrave.
  • Përgjigjet për nxjerrjen saktë të mallrave sipas faturës dhe është përgjegjës për korrigjimet që bëjnë në fletë porosi që të mos të bëhen korigjime më mbrapa.
  • Dorëzon personalisht tek magazinieri të gjitha faturat për të evituar humbjen e faturës.
  • Realizon çdo detyrë shtesë të ngarkuar nga eprorët


Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
  • Minimumi 2 vite eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
  • Të zotëroj patentë të klasit B, klasi C përbën avantazh;
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
  • Mosha nga 30 deri në 50 vjeç


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B] brenda datës 05.07.2022.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top