• Tirane, ofrohet vend pune Shefe Finance (Durres)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti pjesë e Çelësi Media Group, në emër të Klientit tonë, po kërkon një kandidat potencial për pozicionin Shefe Finance (F) për t'u bashkuar me biznesin e tyre në zgjerim.

Menaxheria e Financës është përgjegjese për drejtimin e të gjitha aspekteve financiare dhe fiskale të operacioneve në kompani. Drejton, koordinon, administron, planifikon kontabilitetin dhe buxhetin e kompanise.


Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

• Është përgjegjëse për përgatitjen e informacionit financiar përkatës të Shoqërisë si dhe menaxhon regjistrimin e të gjitha të dhënave financiare në sistemin kontabël të Shoqërise, duke u bazuar në informacionin e
pasqyruar në kontrata, fatura shitje & blerje, arka, lëvizjet bankare, etj, duke perfshire:

• Regjistrimin e veprimeve bankare dhe me arkën;
• Përgatitjen e listë pagesave, në bazë të monitorimit të prezencës;
• Verifikimi dhe rikoncilimi i të dhënave ndërmjet sistemit të operatorit të udhëtimit dhe konfirmimi me sistemin kontabël të kompanisë;
• Verifikimi i dokumentacionit mbështetës për faturat në sistemin e kontabilitetit dhe në rast të mospërputhjeve pasuese me shitësin ose departamentin fillestar;
• Monitorimin e klientëve dhe furnitorëve për detyrimet;
• Përgatitjen e deklarimeve dhe rakordimet në lidhje me marrëdhënien me shtetin; Funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me marrëdhënien e Shoqërise me organet tatimore dhe instanca të tjera shtetërore;
• Funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me veprimtaritë financiare të Shoqërisë;
• Funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me raportimet periodike tek ortakët;
• Pjesëmarrje në Inventare të kompanisë;
• Gjithashtu përgatit pasqyrat financiare të Shoqërisë si dhe raporton periodikisht te ortakët e Shoqërisë.


Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

• Diplomë Universitare në degët e Ekonomisë (Financë, Kontabilitet, Administrim Biznes).
• Eksperiencë pune në kompani Retail.
• Preferohet të ketë njohuri mbi programin financiar Navision;
• Aftësi të sakta raportimi / vëmendje ndaj detajeve / aftësive matematikore;
• Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit financiar si edhe në përdorimin e programeve financiare.
• Të jetë person korrekt, i organizuar i orientuar drejt realizimit të detyrave në mënyrë të saktë dhe brenda afateve të përcaktuar;
• Të ketë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale.
• Të ketë aftësi manaxheriale.

Kandidati duhet te jetë me banim në qytetin e Durrësit ose të jetë me banim në Tiranë por i gatshëm të punojë në autostradë.

Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, ne do të dëshironim të dëgjonim nga ju. Dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar titullin e punës në: rekrutim@profesionisti.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top