Tirane, ofrohet vend pune Senior Treasury Specialist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Senior Treasury Specialist
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Senior Treasury Specialist është përgjegjës për menaxhimin operacional të thesarit të kompanisë, monitorimin e likuiditetit dhe administrimin e flukseve monetare në përputhje me planin financiar të projekteve. Pozicioni siguron planifikimin dhe kontrollin e fondeve, realizimin e pagesave dhe monitorimin e arkëtimeve. Gjithashtu bashkëpunon me Finance Manager dhe ekipet e projekteve për të garantuar disponueshmërinë e fondeve, administrimin e marrëdhënieve me bankat dhe raportimin periodik të pozicionit financiar dhe arkëtimeve të vonuara.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Thesari dhe Menaxhimi i Likuiditetit

- Monitoron dhe raporton në baza ditore gjendjen dhe lëvizjen e fondeve në bankë dhe arkë;
- Planifikon dhe siguron disponueshmërinë e fondeve për realizimin e pagesave sipas planit të aprovuar të pagesave;
- Përgatit dhe monitoron parashikimin e cash flow në baza mujore dhe periodike;
- Mbështet menaxhimin në monitorimin e pozicionit të likuiditetit dhe identifikimin e riskut të likuiditetit;
Administrimi i Marrëdhënieve Bankare dhe Financimeve
- Kryen rakordime periodike të llogarive bankare me regjistrimet kontabël;
- Kontrollon saktësinë e regjistrimit të veprimeve financiare që lidhen me bankat dhe instrumentet financiare;
- Përgatit dokumentacionin mbështetës për pagesat sipas procedurave të kompanisë dhe realizon ekzekutimin e tyre në bankë;
- Koordinon marrëdhëniet me bankat për administrimin e llogarive bankare, kredive dhe produkteve financiare;
- Përgatit raporte periodike mbi kreditë, garancitë dhe kolateralet dhe ndjek kontabilizimin e financimeve;
Monitorimi i Pagesave dhe Arkëtimeve
- Ndjek dhe monitoron pagesat dhe arkëtimet e kompanisë, duke siguruar përputhjen me planin e cash flow dhe procedurat financiare;
- Monitoron dhe analizon detyrimet dhe arkëtimet e prapambetura (Aging Analysis) sipas kategorive (0–30 ditë, 30–60 ditë, 60–180 ditë, 180–360 ditë, mbi 360 ditë);
- Përgatit raporte periodike mbi detyrimet dhe arkëtimet e vonuara dhe identifikon rastet me risk financiar ose likuiditeti;
- Komunikon këto raporte dhe detyrime tek Finance Manager, Project Manager, Program Manager dhe CFO, në përputhje me politikat dhe procedurat e Grupit;
- Bashkëpunon me departamentet përkatëse për ndjekjen e arkëtimeve dhe përmirësimin e disiplinës së pagesave;
Koordinimi i Brendshëm dhe Dokumentacioni
- Bashkëpunon me Project Managers dhe departamentet e tjera për planifikimin dhe realizimin e pagesave të projekteve;
- Koordinon me kompanitë e grupit për menaxhimin optimal të fondeve dhe transaksioneve ndër-kompani;
- Monitoron dhe rakordon transaksionet e kliringut dhe marrëdhënieve ndër-kompani;
- Administron dhe mirëmban listën e furnitorëve me të dhënat përkatëse bankare;
- Ndjek dhe arkivon dokumentacionin financiar dhe kontraktual me palët e treta sipas procedurave të kompanisë.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Finance/Kontabilitet
Kualifikime të tjera:
- Të ketë jo më pak se 4 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
- Njohuri shumë të mira të menaxhimit te likuiditetit dhe operacioneve bankare;
- Njohuri të programeve financiare/kontabël (p.sh. Financa 5, Sistemet ERP, etj.);
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel;
- Njohuri të proceseve të rakordimit bankar dhe administrimit të kredive;
- Komunikim efektiv dhe aftësitë ndërpersonale për të bashkëpunuar me palët e interesuara të brendshme dhe të jashtme;
- Aftësi analitike shumë të mira, saktësi në kryerjen e detyrave;
- I/E motivuar dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur;
- I orientuar nga detajet me një shkallë të lartë saktësie në punë;
- Aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me maturi dhe profesionalizëm;
- Preferohet njohja e gjuhës angleze.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru.../Senior-Treasury-Specialist?source=CareerSite
Afati i aplikimit: 31/03/2026
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apply WhatsApp