• Tirane, ofrohet vend pune Senior HR Specialist / HR Lead

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi i Pozicionit:

Europetrol Group,
në fushën e hidrokarbureve, kërkon një Senior HR Specialist me përvojë për të ndërtuar dhe zhvilluar departamentin e Burimeve Njerëzore. Kjo është një mundësi unike për një profesionist me vizion strategjik dhe aftësi të larta organizative për të vendosur standardet dhe proceset e HR-së që do të rrisin performancën e kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  1. Organizimi dhe ndjekja e procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve;
  2. Përgatitja e kontratave të punës dhe administrimi i dokumentacionit të punonjësve;
  3. Zhvillimi i politikave dhe procedurave të burimeve njerëzore;
  4. Monitorimi i performancës së punonjësve dhe organizimi i trajnimeve;
  5. Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin e punës në fuqi;
  6. Mbështetja e menaxhmentit me analiza dhe raporte për HR.
Kualifikimet dhe kërkesat:
  1. Përvojë 3+ vjeçare në pozita HR, me fokus në rekrutimin, zhvillimin dhe menaxhimin e punonjësve;
  2. Aftësi të larta organizative dhe strategjike;
  3. Përvojë në krijimin e proceseve dhe strukturave të reja HR;
  4. Njohuri të forta në legjislacionin e punës;
  5. Shkathtësi komunikimi dhe menaxhimi i konflikteve;
  6. Proaktiv, me iniciativë dhe vizion për rritje profesionale.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Dërgoni CV-në tuaj në adresen e email-it:
aurora.cerova@europetrolalbania.com
Ose telefononi ne nr: +355 69 45 64 109

Si të aplikoni:

Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në dhe letrën e motivimit në adresën e emailit:
europetrol.albania@yahoo.com
Ose telefononi ne nr+355 69 40 23 000


EUROPETROL GROUP
Mob: +355 69 40 23 000
E-mail: europetrol.albania@yahoo.com
Web: www.europetrolgroup.com
Address: Bul. “Zhan D’ark” Pll. 5, Apt. 1/1, Tirane, AL
 


Apply WhatsApp
Back
Top