• Tirane, ofrohet vend pune Sanitare

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
  2. part time fundjave
Fusha | Profili i punes
  1. Hoteleri
  2. Sanitare | Pastrim | Mirembajtje
Eksperienca
me dhe pa eksperience

PUNËSIM​


Pozicioni: Pastruese Hoteli (Zonjë)

Lloji i Biznesit: Biznes familjar, me menaxhere grua. Hotel i vogël me 10 dhoma. Hoteli operon vetëm me rezervime ditore dhe jo me orë. Klientela e përbërë në 99% me turistë të huaj, kryesisht gjermanë, britanikë, hollandezë, italianë, francezë etj. Tipologjia e përgjithshme e klientëve janë çifte ose familje.

Vendndodhja: Tiranë, pranë Bulevardit Zog I.

Lloji i Punës: Pastrimi dhe/apo mirëmbajtja e dhomave dhe ambjenteve të hotelit. Lavanteria dhe hekurosja. Puna me kohë të plotë, 8:30-16:00. Në ditët me fluks të ulët pune, përfundimi i ditës së punës mund të jetë edhe më herët, nëse kryhen të gjitha detyrat/punët e ditës.

Detajet e Pozicionit:​

  • Pastruese për 5 ditë pune (e Hënë - e Premte)
    • Paga Neto: 400 Euro
    • Përfitime: Të gjitha kontributet (sigurime shoqërore, shëndetësore, taksat - përfshirë edhe pjesën që duhet të paguajë punëmarrësja) të mbuluara nga punëdhënësi.
  • Pastruese për fundjavë (e Shtunë & e Diel)
    • Paga Ditore: 20 Euro
    • Kontrata: E rregulluar me kontratë të dakordësuar.
  • Pastruese për të gjitha ditët e javës (e Hënë - e Diel)
    • Paga Neto: 550 Euro
    • Përfitime: Të gjitha kontributet (sigurime shoqërore, shëndetësore, taksat - përfshirë edhe pjesën që duhet të paguajë punëmarrësja) të mbuluara nga punëdhënësi.

Leja vjetore:​

21 ditë (në total, përfshirë ditë jave dhe fundjave) vetëm në muajin Janar.

Kualifikimet:​

  • Kërkojmë një zonjë të ndershme dhe familjare, që t’i bëhemi krahë njëri-tjetrit.
  • Eksperiencë paraprake në pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve do përbënte avantazh; por mjafton edhe dëshira e mirë për të punuar me ndershmëri, përgjegjësi dhe përkushtim.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me efikasitet.

Aplikimi:​

Kontaktoni në numrin e telefonit 068 463 3474

Ju mirëpresim në ekipin dhe biznesin e familjes sonë!
 


WhatsApp
Back
Top