• Tirane, ofrohet vend pune Project Manager - Inxhinier Elektrik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Pozicioni: Project Manager - Inxhineier Elektrik
Lloji I punës: Full Time
Përshkrimi i Punës

Kompania jonë kërkon një Project Manager me eksperiencë në menaxhimin e projekteve të energjisë elektrike, me fokus në linja transmetimi/shpërndarjeje dhe nënstacione. Kandidati do të jetë përgjegjës për planifikimin, koordinimin dhe realizimin e projekteve nga faza e projektimit deri në dorëzim.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Menaxhon projekte për linja elektrike (TL/ML/UL) dhe nënstacione
  • Harton dhe ndjek planin e punimeve, afatet dhe buxhetin
  • Koordinon ekipet e brendshme (inxhinierë, teknikë) dhe kontraktorët
  • Siguron zbatimin korrekt të projekteve teknike dhe specifikimeve
  • Monitoron progresin dhe raporton tek menaxhmenti
  • Menaxhon dokumentacionin teknik dhe administrativ të projektit
  • Identifikon dhe menaxhon rreziqet e projektit
  • Siguron përputhshmëri me standardet e sigurisë dhe cilësisë
  • Bashkëpunon me klientë, institucione dhe palë të treta

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Diplomë në Inxhinieri Elektrike
  • Minimumi 5+ vite eksperiencë në projekte të linjave elektrike ose nënstacioneve
  • Eksperiencë në menaxhim projektesh (preferohet PMP ose ekuivalente)
  • Njohuri të mira të standardeve teknike dhe rregulloreve energjetike
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhuese
  • Aftësi të forta komunikimi dhe negociimi
  • Njohuri të programeve si MS Project, AutoCAD, Excel
  • Gjuhë angleze
  • Patentë drejtimi
Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën human.resources@enbi-power.com, duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top