• Tirane, ofrohet vend pune Pirunist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

A.M.G shpk - Algida® është një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në inportimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore të ndryshme të ngrira. Sot jemi prezentë në të gjithë tregun shqiptar me një gamë të gjerë produktesh. Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të stafit për magazinën qëndrore si Pirunist.

Detyrat​

  • Mban pastër dhe të rregullt magazinën duke u përkujdesur në mënyrë ditore;
  • Sistemon në mënyrë të vazhdueshme kategorinë për të cilën është përgjegjës apo që i delegohet nga supervizori i magazinës;
  • Përgatit porosinë e artikujve për departamentet sipas kërkesës;
  • Kujdeset që gjatë lëvizjes së mallit në ambjentet e magazinës produktet të mos dëmtohen dhe të jenë gati për shitje në gjendje perfekte;
  • Bën pranimin e furnizimit sipas udhëzimeve të supervizorit të magazinës;
  • Bën shkarkimin e kamionit me mjetet e kompanisë, ndihmon në mirëmbajtjen e pirunit.
  • Të ndihmojë në ruajtjen e sigurisë në magazinë
  • Të sistemojë magazinën.
  • Të zbatojë çdo urdhër të dhënë nga shefi i sektorit, magazinieri.

Kualifikimet​

  • Të ketë punuar në magazina të ndryshme.
  • Të dijë të përdorë pirunin.
  • Të ketë leje drejtimi kategoria B.
  • Mosha 20-45 vjeç
  • Të paktën dy vjet përvojë pune si pirunist në magazinë.
  • Fleksibël me oraret e punës;

Shënime​


Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV në adresën: hr@amgfood.com ose kontaktojnë në nr.0676047277
Ju lutemi përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni.

Cel. : 0676047277
 


Apply WhatsApp
Back
Top