• Tirane, ofrohet vend pune part time Graphic Designer (Part-Time & Remote)

Tirane
Tipi
  1. part time
  2. remote | smartworking nga shtepia
Fusha | Profili i punes
  1. Dizajn / Webdizajn / Grafik
  2. Informatike | Programim
  3. IT | TIK | Informatike Ekonomike
  4. Marketing-online | Social Media | SEO
  5. Web design
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Njoftim Pune: Graphic Designer (Part-Time & Remote)

Rreth Nesh:

Visional Digital Agency është një agjenci kreative dhe profesionale që ofron një gamë të plotë shërbimesh, përfshirë:
  • Krijimin e faqeve të internetit dhe aplikacioneve mobile,
  • Menaxhimin e rrjeteve sociale dhe përmbajtjes,
  • Shërbime të reklamave indoor dhe outdoor,
  • Zhvillimin e strategjive digjitale të personalizuara për klientë të ndryshëm.
Aktualisht, jemi në kërkim të një Graphic Designer të talentuar për të kontribuar në realizimin e projekteve tona vizuale dhe kreative.

Detajet e Punës:
  • Pozicioni: Graphic Designer
  • Puna: Part-Time dhe Remote
  • Pagesa: Në bazë të ngarkesës dhe performances
  • Lokacioni: Tirana, Alb/Remote
Përgjegjësitë Kryesore:
  • Krijimi i materialeve vizuale për rrjetet sociale, faqe interneti, aplikacione mobile dhe reklama indoor/outdoor.
  • Dizajnimi i elementeve grafikë për përdorim në fushata reklamuese dhe materiale promocionale.
  • Përshtatja dhe përgatitja e materialeve për platforma të ndryshme digjitale dhe print.
  • Puna me klientët dhe ekipin për të siguruar që dizajnet përputhen me identitetin e markës dhe qëllimet e komunikimit.
  • Përdorimi i mjeteve profesionale të dizajnit si Adobe Photoshop, Illustrator, InDesign, Canva etj.
Kërkesat:
  • Eksperiencë e mëparshme në dizajn grafik dhe portfolio me punime të realizuara (e domosdoshme).
  • Njohuri të thelluara në dizajn për rrjetet sociale, faqet e internetit, reklamat outdoor dhe indoor.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Kreativitet dhe aftësi për të propozuar ide të reja dhe tërheqëse.
  • Njohuri mbi përgatitjen e materialeve për printim dhe përdorimin e tyre në reklama outdoor/in-door (p.sh., banerë, postera, bilborde).
Çfarë Ofron Visional Digital Agency:
  • Fleksibilitet në orar dhe vendndodhje, puna është plotësisht remote.
  • Mundësi për të punuar në projekte të ndryshme dhe kreative.
  • Mbështetje nga një ekip profesional dhe energjik.
  • Pagesë konkurruese bazuar në ngarkesën e punës dhe performancën.
Si të Aplikoni:
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju lutemi dërgoni CV-në dhe portofolin tuaj të punimeve në adresën e emailit info@visionaldigital.com.

Na ndihmoni të sjellim kreativitet dhe cilësi të lartë në çdo projekt që realizojmë! 😊
 


Apply
Back
Top