Tirane, ofrohet vend pune Operator Magazine
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Magazinier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Operator Magazine
Përgjegjës për të ndihmuar në një shumëllojshmëri të detyrave ne magazine duke përfshirë marrjen e produkteve, ruajtjen, dokumentimin, ngarkimin ne kamionë, duke plotesuar urdhrat e blerjes dhe duke e mbajtur magazinen plot me pajisjet kryesore.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Rregullon dërgesat duke kontrolluar stokun për të përcaktuar nivelet e inventarit; vendos dhe shperndan produktin sipas porosive.
- Verifikon artikujt e dergesave duke krahasuar artikujt ne fature me sasite aktuale te produktit dhe vë në dukje mospërputhjet aty ku ka.
- Mbikëqyr procesin e ngarkimit, paketimin dhe etiketimin.
- Miremban transportin dhe siguron se produktet hyrëse dhe dalëse dhe materialet janë në gjendje të mirë.
- Zëvendëson artikujt e dëmtuar, mungesat dhe te keq transportuara duke përcaktuar përgjigje optimale të zëvendësimit ose kredi.
- Mban magazinen pastër, te rregullt, te organizuar mire dhe te sigurt.
- Sigurohet qe urdherat e blerjes dhe të shitjes te perputhen dhe ben ekzekutimin e porosive.
- Kryen me saktësi inventarin fizik ne magazine.
- Kryen detyrat siç i caktohen nga pergjegjesi i magazines.
- Identifikon produktet e demtuara, te humbura ose tepricën e mallrave dhe materialeve të depozituara në magazine.
- Diploma e Shkolles se Mesme ose Shkolle Profesionale.
- Min përvojë 2 vjeçare në një pozicion të ngjashëm.
- Të qëndrojë ne kembe për një kohë të gjatë.
- Të jete në gjendje të mbaje pesha.
- Patente e vlefshme makine
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
.
Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:
“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.
Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.
Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.
CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;
CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.
CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.
Apply WhatsApp