Tirane, ofrohet vend pune NJOFTIM PUNE – KOORDINATOR REZERVIMESH
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Agjent udhetimi/Turistik
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania: Balkan Tour Operator
Vendi i punës: Tiranë
Orari: 09:00 – 17:30 (E Hënë – E Premte)
Pushime: Fundjava pushim, të gjitha festat zyrtare pushim, ditët e pushimit vjetor sipas Kodit të Punës
Sektori: Turizëm / Operime / Rezervime
Kërkojmë një Koordinator Rezervimesh energjik, të kujdesshëm dhe me dëshirë për t’u zhvilluar profesionalisht.
Pozicioni përfshin menaxhimin e rezervimeve për grupet turistike ndërkombëtare që udhëtojnë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, duke siguruar që çdo detaj të jetë i organizuar në mënyrë të përsosur dhe profesionale.
Aplikimet:
Dërgo CV-në dhe një letër të shkurtër prezantimi në: info@ahg.al
Vendi i punës: Tiranë
Orari: 09:00 – 17:30 (E Hënë – E Premte)
Pushime: Fundjava pushim, të gjitha festat zyrtare pushim, ditët e pushimit vjetor sipas Kodit të Punës
Sektori: Turizëm / Operime / Rezervime
Përshkrimi i pozicionit:
Kërkojmë një Koordinator Rezervimesh energjik, të kujdesshëm dhe me dëshirë për t’u zhvilluar profesionalisht.Pozicioni përfshin menaxhimin e rezervimeve për grupet turistike ndërkombëtare që udhëtojnë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, duke siguruar që çdo detaj të jetë i organizuar në mënyrë të përsosur dhe profesionale.
Detyrat kryesore:
- Menaxhimi i rezervimeve me hotele, restorante, transportues dhe guida lokale.
- Përgatitja dhe përditësimi i listave operative dhe itinerareve të konfirmuara.
- Ndjekja e komunikimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për konfirmime dhe kërkesa specifike.
- Koordinimi me departamentin e shitjeve dhe të financës për zbatimin korrekt të çdo turi.
- Kontrolli i detajeve logjistike dhe menaxhimi i ndryshimeve në kohë reale.
Kërkesat:
- Eksperiencë e mëparshme në tour operator ose agjenci udhëtimesh (minimumi 1–2 vite).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (frëngjisht, italisht ose gjermanisht janë avantazh).
- Aftësi të forta organizative dhe kujdes maksimal ndaj detajeve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Njohje e mirë e MS Office (Word, Excel, Outlook).
- Aftësi për të menaxhuar presionin dhe respektuar afatet.
Çfarë ofrohet:
- Punë afatgjatë në një kompani lider në turizmin ballkanik.
- Trajnime profesionale dhe mundësi reale për zhvillim karriere (drejt roleve në Sales ose Operations Management).
- Mjedis pune dinamik, bashkëpunues dhe ndërkombëtar.
- Pagë konkurruese + bonuse performance.
Dërgo CV-në dhe një letër të shkurtër prezantimi në: info@ahg.al
Apply