• Tirane, ofrohet vend pune Mesuese e gjuhes angleze

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Square 21 | Parku | Globe
Fusha | Profili i punes
  1. Mesimdhenie | Pedagogji
Gjuha
  1. anglisht
Akro Center është një qendër profesionale kursesh për gjuhë të huaja, e njohur për cilësinë e mësimdhënies dhe përkushtimin ndaj çdo studenti. Në qendrën tonë ofrohen kurse në disa gjuhë të huaja për të gjitha moshat dhe nivelet.
Në kuadër të zgjerimit të stafit pedagogjik, kërkojmë të punësojmë një Mësuese të Gjuhës Angleze me pasion për mësimdhënie dhe përkushtim ndaj zhvillimit të nxënësve.

Detyrat kryesore:

  • Zhvillimi i mësimdhënies në gjuhën angleze me cilësi të lartë, sipas programeve mësimore të qendrës.
  • Përgatitja e testeve, ushtrimeve dhe raporteve të progresit për çdo student.
  • Sigurimi i një mjedisi pozitiv dhe interaktiv gjatë orëve të mësimit.
  • Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me stafin dhe ndjekja e udhëzimeve të Akro Center.
  • Përdorimi i metodave moderne për të nxitur pjesëmarrjen dhe motivimin e studentëve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në gjuhën angleze, mësimdhënie ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në mësimdhënie (në qendra gjuhësore apo institucione arsimore).
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me studentë të moshave të ndryshme.
  • Kreativitet dhe përkushtim në përgatitjen e materialeve didaktike.
  • Njohuri të mira mbi programet dhe metodat bashkëkohore të mësimdhënies.

Kushtet e punës:

  • Orari: Pasdite (part-time)
  • Pagesa: Konkuruese dhe në përputhje me eksperiencën
  • Ambient profesional, miqësor dhe bashkëpunues

📩 Aplikoni tani duke dërguar CV-në tuaj në adresën:
info@akro.al
 


Apply
Back
Top