• Tirane, ofrohet vend pune Menaxhere Marketingu

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Albgroup, kompani qe operon ne fushen e sherbimeve, shitjes, trajnimeve, distribucionit kërkon të punësojë:
MENAXHER/E MARKETINGU

Roli dhe përgjegjësitë:

Menaxher/e e Marketingut është përgjegjës për vendosjen e strategjisë së marketingut dhe përcaktimin e planit të marketingut të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
  • Të krijojë strategji afatshkurtra dhe afatgjate për kompaninë;
  • Të kujdeset për nivelin e rezultateve dhe të krijojë strategji për rritjen e tyre;
  • Përgjegjës për udhëheqjen e ekipit të marketingut, duke ndërtuar marrëdhënie të forta me partnerët dhe stafin e punës;
  • Të kujdeset dhe krijojë standartet vizuale të kompanisë duke hartuar plan marketing për kompaninë në përputhje me nevojat e konsumatorit;
  • Mbikqyr dhe analizon fushatat e marketingut që kompania ndërmerr;
  • Mirëmban stafin e marketingut duke rekrutuar, zgjedhur, orientuar dhe trajnuar punonjësit;
  • Bën raporte që tregon ecurinë e kompanisë.
Kërkesat e profilit
Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
  • Të ketë 3-4 vite eksperience pune në marketing;
  • Diplomë në Marketing ose fusha të ngjashme;
  • Aftësi të shkëlqyera analizuese dhe raportuese;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Njohuri shumë të mira të anglishtes, njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
  • Menaxhon mirë stresin dhe fluksin e lartë të punës;
Tjetër (Opsionale)
Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:
Email: hr@albgroup.al
Tel: 067 40 100 44
Adresa: “Mall of Tirana” Kompleksi Tirana Industrial Park, kapanoni 27, Kashar
Cel. : 067 40 100 44
 


Apply WhatsApp
Back
Top