Tirane, ofrohet vend pune Menaxhere Burimesh Njerëzore
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Burime njerezore - HR
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.
Pozicioni i punës: Menaxhere Burimesh Njerëzore
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
Qellimi i Pozicionit: Po kërkojmë një individ të kualifikuar në rolin “Menaxher Burimesh Njerëzore” për t’ju bashkuar ekipit për Klientin tonë lider në fushën e mobilimit, tregtimit të hidrosanitareve, pllakave dhe industrinë e ndërtimit.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
• Drejton proçedurat bazë të BNJ të kompanisë për administrimin e punonjësve, rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin e karrierës.
• Komunikon me Menaxherët e Departamenteve apo me Zyrat Qëndrore me qëllim zbatimin e politikave në mënyrën e duhur.
• Ndërton, zhvillon dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera që i janë caktuar Departamentit të BNJ.
• Harton, drejton dhe ndjek zbatimin e planin të rekrutimit.
• Ndjek proçesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës për punonjësit si dhe zbatimin e proçedurave të brendshme të kompanisë në përputhje Kodin e Punës dhe ligje të tjera te zbatueshme.
• Përpilon, ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të personelit të jetë i plotë dhe në cilësi duke monitoruar plotësimin me të gjitha dokumentat e kërkuara.
• Ndjek procesin me plotesimin me mjete/pajisje të punës të nevojshme për cdo punonjës në kompani që të perdorë në pozicionin e tij të punës.
• Përgatit listëprezencën e punonjësve.
• Mban marrëdhënjet me organet tatimore dhe zyrën e punës duke respektuar legjislacionin, kodin e punës etj;
• Përcakton së bashku me Menaxherët e Departamenteve dhe administron nevojat për trajnim për punonjësit e kompanisë;
• Ndjek Panairet e Punësimit me qëllim tërheqjen e talenteve dhe praktikave të vlefshme për kompaninë;
• Mbledh, monitoron, përpunon dhe administron informacionin në lidhje me shpenzimet e personelit.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, preferohet në degët Menaxhim, Shkenca Sociale, Shkenca Politike apo fusha të ngjashme.
Eksperienca e Punës:
• Të ketë minimalisht 3-5 vjet eksperiencë të ngjashme në menaxhimin e BNJ;
• Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme dhe ekspozim në fushat e ekspertizës që kërkon pozicioni;
Aftesitë Kryesore:
• Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese;
• I/E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale;
• Aftësi shumë të mira në programet MS Office.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal.
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze. Njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
• Aftësi të mira të menduarit analitik dhe zgjidhjes së problemeve.
• Dëshira e fortë për të mësuar, përvetësuar njohuri të reja dhe për t'i zbatuar ato në praktikë.
Kushtet e punës: Kompania ofron një mjedis komod dhe miqësor për të punuar me një paketë benefitesh tërheqëse dhe konkuruese.
Procedurë Aplikimi:
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj brenda datës 7.12.2022 në adresën tonë elektronike: recruitment@profesionisti.al
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.
Apply WhatsApp