• Tirane, ofrohet vend pune menaxher/e Fashion avenue

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë për projektin e vet më të ri në hapje:

Manaxher/e Fashion Avenue

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Manaxhon punën dhe stafin që ka në varësi në përputhje me politikat dhe rregullat e kompanisë.
  • Në bashkëpunim me stafin në varësi harton planin dhe strategjinë për periudha të caktuara për departamentet që ka në manaxhim.
  • Bashkëpunon shumë ngushtë me Drejtorin Operacional për të çuar përpara punën.
  • Monitoron në mënyrë periodike paraqitjen e produkteve në rafte, duke verifikuar informacionin që lidhet me përshkrimin dhe çmimin dhe punon me stafin në varësi për adresimin e problematikave (nëse evidentohen të tilla).
  • Respekton dhe mbështet punonjësit që ka në varësi për të krijuar një mjedis të këndshëm pune.
  • Trajnon/ndjek stafin në varësi në lidhje me detyrat e punës, procedurat dhe rregullat e kompanisë.
  • Përfshihet në planifikimin e orëve javore të punës dhe periudhat ditore të pushimit për stafin që ka në varësi dhe i bën ato të njohura për stafin dhe Drejtorin e Hipermarketit duke respektuar afatin e njoftimit.
  • Përfshihet në procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve duke dhënë vlerësime objektive të bazuara në rezultate.
  • Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Diplomë universitare (Preferohen fusha që lidhen me Administrim Biznesi/Menaxhim).
Eksperienca: Të paktën 3 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme

Aftësitë:
  • Aftësi të drejtojë dhe motivojë një grup.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
  • Aftësi të punojë nën presion dhe të merret me situata sfiduese.
  • Ndjenjë përgjegjësie.
  • Njohuri të Gjuhës Angleze dhe kompjuterike.


Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtë përmendura:
1. CV të detajuar
2. Kontaktoni në
069 606 2794
ose nepermjet adreses se e-mail hr@mercato.al
3. Letër Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
a. Me e-mail: hr@mercato.al
b. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:

MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.

Ose
Divizioni i Burimeve Njerezore
Rreth rrotullimi i Lundres

Tirana, Albania



 


Apply WhatsApp
Back
Top