• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Bari

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Banakier | Kamarier
  2. Supervizor | Team Leader
Eksperienca
vetem me eksperience
ARKA Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,
Ju fton të aplikoni në pozicionin Menaxher Bari

Detyrat​

  • Menaxhimi i operacioneve të përditshme të barit, përfshirë organizimin e stafit dhe planifikimin e turneve.
  • Mbikëqyrja e cilësisë së shërbimit dhe sigurimi i standardeve të larta të mikpritjes
  • Monitorimi i inventarit të pijeve dhe përgatitja e porosive për plotësim.
  • Trajnimi dhe motivimi i stafit për përmirësimin e performancës.
  • Krijimi dhe përditësimi i menusë së pijeve në përputhje me preferencat e klientëve.
  • Mbikëqyrja e procesit të përgatitjes dhe servirjes së pijeve, duke respektuar higjienën dhe sigurinë ushqimore.
  • Raportimi periodik për drejtuesit e hotelit për aktivitetet dhe problemet e mundshme.

Kualifikimet​

  • Eksperiencë & Formim Profesional – Eksperiencë të paktën 2 vjet në menaxhimin e barit ose një pozicion të ngjashëm në hoteleri ose restorante.
    Formimi në menaxhimin e shërbimeve të ushqimit dhe pijeve është avantazh.
  • Njohuri të Produktëve dhe Pijeve – Njohuri të thella mbi pija, kokteje, dhe trende të reja në industrinë e barit dhe shërbimit të pijeve
  • Menaxhimi i Stafit – Aftësi për të udhëhequr dhe trajnuar një ekip barmenësh, duke siguruar shërbim të shkëlqyer dhe efikasitet në punë
  • Shërbimi ndaj Klientit – Aftësi për të siguruar një përvojë të shkëlqyer për klientët, përfshirë trajtimin e ankesave dhe kërkesave të veçanta.
  • Menaxhimi i Inventarit dhe Furnizimeve – Menaxhimi i përbërësve dhe pijëve, duke siguruar furnizime të mjaftueshme dhe përputhshmëri me buxheti
  • Aftësi Komunikuese & Bashkëpunimi – Aftësi për të bashkëpunuar me departamentet e tjera, si F&B dhe recepsioni, për të siguruar një përvojë të sinkronizuar për klientët.
  • Menaxhimi i Buxhetit & Performancës – Përcaktimi dhe arritja e objektivave të shitjeve, kontrollimi i kostove dhe analiza e performancës së barit për të maksimizuar fitimet

Shënime​

Ofrohet:
  • Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të kontaktojne ne numrin e telefonit: +35568 64 80086

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top