Tirane, ofrohet vend pune me orar te plote | turni II BARISTE
- Tirane
- Fusha | Profili i punes
-
- Banakier | Kamarier
- Sanitare | Pastrim | Mirembajtje
Kërkohet Bariste – Coffee Shop
Po kërkojmë një Bariste energjike, pozitive dhe të qeshur, që dëshiron t’i bashkohet ekipit tonë!Nëse të pëlqen komunikimi me klientët, puna në ekip dhe një ambient ku energjia e mirë dhe pozitiviteti janë pjesë e përditshmërisë, mund të jesh personi që po kërkojmë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgatitja dhe servirja e kafesë dhe pijeve sipas standardeve të lokalit
- Komunikimi dhe shërbimi korrekt ndaj klientëve
- Mbajtja e banakut dhe hapësirës së punës të pastër dhe të organizuar
- Bashkëpunimi dhe koordinimi me pjesën tjetër të stafit
- Kujdesi për cilësinë dhe prezantimin e produkteve
- Krijimi i një atmosfere të ngrohtë dhe pozitive për klientët
Kërkojmë:
- Të jesh e qeshur, pozitive dhe komunikative
- Të kesh dëshirë për të punuar dhe për t’u zhvilluar
- Të jesh e shpejtë, e shkathët dhe e organizuar
- Të dish të punosh mirë në ekip
- Eksperienca e mëparshme si bariste përbën avantazh, por vlerësojmë mbi të gjitha seriozitetin dhe dëshirën për të punuar
Çfarë ofrojmë:
- Ambient pune pozitiv dhe miqësor
- Ekip i mirë dhe bashkëpunues
- Mundësi për të mësuar dhe për t’u zhvilluar
- Pagë e kënaqshme, në varësi të eksperiencës, shkathtësisë dhe përkushtimit