• Tirane, ofrohet vend pune Marketing Supervisor

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që nga Gusht 2025, është Shoqëria e parë e shitjes me pakicë në sektorin e modës që solli konceptin e menaxhimit Franchisee në Shqipëri. Me synimin për të ngritur një standard të ri në tregun e modës/veshjeve dhe shërbimit të klientit, ne kemi rimodeluar tregun shqiptar duke prezantuar marka të njohura ndërkombëtare dhe produkte cilësore alternative. Fashion Group Albania është e pranishme në qendrat më të mëdha tregtare si Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), duke menaxhuar një portofol prej 10 markash të famshme, ndër të cilat Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret dhe Aldo. Sot, ne operojmë me 17 dyqane fizike dhe përmes një përvoje online në platformën tonë, www.fga.al.
Albi Group, I themeluar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli ne Prishtine, Kosove, është rritur nga një biznes i vogël familjar në një lojtar të madh në shitjen me pakicë, pasuri të paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Albi Group është i përkushtuar ndaj kënaqësisë së klientit, përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore, duke formësuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.

Pozicioni i punës: Marketing Supervizor
Departamenti: Marketing.
Vendndodhja: Pranë TEG ,Tiranë.

Përmbledhja e pozicionit:
Pozicioni ka për qëllim menaxhimin dhe zhvillimin e strategjisë së marketingut dhe komunikimit, duke garantuar një imazh të unifikuar dhe të qëndrueshëm të brandit në të gjitha kanalet. Funksioni fokusohet në planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e fushatave marketing, optimizimin e performancës dhe mbështetjen e shitjeve online. Përgjegjësitë synojnë rritjen e dukshmërisë së brandit, përmirësimin e përvojës së konsumatorit dhe arritjen e objektivave të biznesit.



Detyrat​

  • Menaxhimi dhe garantimi i imazhit të brandit dhe komunikimit të unifikuar në të gjitha kanalet digjitale dhe tradicionale.
  • Planifikimi, zhvillimi dhe ekzekutimi i fushatave të marketingut digjital dhe tradicional, përfshirë reklamimin online, website dhe SEO/SEM.
  • Monitorimi, analiza dhe optimizimi i performancës së fushatave dhe buxhetit të marketingut bazuar në KPI dhe ROI.
  • Koordinimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve me agjenci, media dhe partnerë të jashtëm.
  • Mbikëqyrja e aktiviteteve të shitjeve online dhe përmirësimi i përvojës së konsumatorit në platformat digjitale.
  • Drejtimi, koordinimi dhe zhvillimi i ekipit të marketingut.
  • Raportimi periodik dhe i strukturuar mbi performancën e marketingut dhe aktivitetet e departamentit për drejtuesit e kompanisë.

Kualifikimet​

  • Minimumi 3 vite përvojë në pozicione të ngjashme
  • Arsim i lartë në marketing, biznes ose fusha të ngjashme
  • Sukses i dëshmuar në zhvillimin e planeve dhe fushatave të marketingut;
  • Përvojë në marketingun digjital, duke përfshirë SEO, SEM, mediat sociale dhe marketingun e përmbajtjes;
  • Aftësi shumë të mira drejtuese dhe menaxhuese të ekipit;
  • Aftësi të forta të menaxhimit të projektit, multitasking dhe vendimmarrjes;
  • Kreativitet dhe mendim kritik;
  • Përvojë me automatizimin e marketingut dhe mjetet CRM;

Kushtet e Punës:

Fashion Group Albania është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën : hr@fashiongroup.al brenda datës 28 Janar 2026
Vetëm personat që përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
 


Apply
Back
Top