• Tirane, ofrohet vend pune Magazinier Ne Duty Free RINAS

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Rinas
Tipi
  1. me orar te plote
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni i punës: Magazinier
Departamenti: Logjistikë
Kompania: Lagardère Travel Retail
Lokacioni: Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit – Aelia Duty-Free
Orari: Full-time, turne të ndryshme

Përshkrimi i Pozicionit:
Kërkojmë një Punëtor Magazine energjik dhe të organizuar për t’u bërë pjesë e ekipit tonë në Aelia Duty-Free. Ky rol ka si qëllim garantimin e menaxhimit efikas të mallrave dhe të gjithë proceseve të magazinimit, duke kontribuar në një zinxhir furnizimi të qëndrueshëm dhe të saktë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
-Kontrollon saktësinë e dërgesave hyrëse, duke verifikuar për dëmtime dhe përputhje me standardet e kompanisë.
-Përgatit dhe paketon porositë për shpërndarje ose marrje sipas orarit të përcaktuar.
-Zbaton procedurat e inventarit dhe përgatitet për auditime të rregullta.
-Siguron një mjedis të pastër dhe të sigurt pune, duke optimizuar hapësirën e magazinës.
-Operon mjete magazinimi si forklift (pirun) dhe krik paletash, terheqes për zhvendosjen efikase të mallrave.
-Merr pjesë në inventarizime periodike sipas kërkesës së menaxhmentit.
-Kryen detyra të tjera logjistike të ngarkuara nga drejtuesi i magazinës.

Kualifikimet e Kërkuara:
-Diplomë e shkollës së mesme ose e barasvlershme.
-Eksperiencë e mëparshme si punëtor magazine.
-Njohuri bazë në sistemet e menaxhimit të inventarit dhe përdorimin e softuerëve përkatës.
-Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës

Çfarë Ofrojmë:
-Pagë konkurruese dhe bonuse në bazë të performancës
-Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional
-Ambient pune dinamik, ndërkombëtar dhe mbështetës
-Perspektivë për rritje në karrierë brenda kompanisë

Nëse je një person i përpiktë, fizikisht aktiv dhe i gatshëm të punosh në një mjedis dinamik si aeroporti, kjo është mundësia jote! Ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në a.borici@lagardere-tr.al ose duke kontaktuar në 0672542399.

Cel. : 0672542399
 


Apply WhatsApp
Back
Top