• Tirane, ofrohet vend pune Koordinatore Eventesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Gazetari | Komunikacion
  2. Marketing
  3. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë), ju ofron mundësinë të fitoni eksperiencë të jashtëzakonshme!

Art and Tourism Development Group kerkon te punesoje Koordinatore Eventesh ne Tirane.

Event & Product Coordinator mbështet menaxhimin e plotë të eventeve dhe zhvillimit të produkteve MICE. Ai/ajo është përgjegjës për koordinimin operativ, komunikimin me klientët dhe ndjekjen e detajeve logjistike, duke siguruar që çdo event të realizohet në mënyrë të përsosur dhe sipas standardeve të hotelit.

Detyrat​

  1. Koordinim i Produkteve & Ofertave:
    • Asiston në krijimin dhe implementimin e ofertave MICE në bashkëpunim me Revenue & Reservation Manager.
    • Përgatit materialet prezantuese dhe paketat për klientët.
  2. Menaxhim Eventesh:
    • Koordinon kërkesat e klientëve, qiratë e sallave, set-up-et teknike dhe shërbimet shtesë.
    • Siguron komunikim efektiv midis departamenteve të brendshme për çdo event.
  3. Analizë & Monitorim:
    • Ndihmon në mbledhjen e të dhënave mbi performancën e eventeve dhe reagimet e klientëve.
    • Asiston në rishikimin e çmimeve dhe raportimin e performancës mujore.
  4. Partneritete & Komunikim:
    • Mban kontakte të vazhdueshme me partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë për eventet e planifikuara.
    • Mbështet organizimin e eventeve promovuese dhe pjesëmarrjen në panaire.
  5. Administrim & Dokumentacion:
    • Përgatit dokumentacionin kontraktual dhe listat operative për çdo event.
    • Mbështet menaxherin në koordinimin e agjendave dhe komunikimin pas eventeve.

Kualifikimet​

  • Diplomë në fushat: Menaxhim Eventesh, Turizëm, Marketing ose Komunikim.
  • Të paktën 1–2 vite eksperiencë në organizim eventesh, preferohet në hoteleri.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe për menaxhimin e kohës.
  • Orientim i lartë ndaj detajeve dhe kënaqësisë së klientit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe përdorimit të mjeteve digjitale (Excel, CRM, PMS, PowerPoint).
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh.

Shënime​

  • Paga konkurruese dhe mundësi rritje profesionale.
  • Ambient pune miqësor dhe mbështetës.
Te interesuarit te kontaktojne ne numer +355686480086
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin tuaj

 


Apply WhatsApp
Back
Top