• Tirane, ofrohet vend pune Koordinator teknik Dege Lezhe

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Telekomunikacioni
Eksperienca
vetem me eksperience
Albanian Development Company ADC sh.p.k me stafin e saj me përvojë dhe të përkushtuar ndërton dhe mirëmban të gjitha llojet e infrastrukturës së rrjeteve të telekomunikacionit si: Instalimi i rrjetit të ri, instalimi i pajisjeve të ndryshme dhe konfigurimi i duhur.
Në kuadër të zhvillimit dhe zgjerimit të rrjetit është në kërkim të kandidatëve të kualifikuar dhe me eksperiencë për pozicionin: Koordinator Dege në qytetin e Lezhës.

Detyrat kryesore:

  • Përgjegjës për të gjithë veprimtarinë e grupeve teknike në terren.
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit.
  • Menaxhon objektivat e caktuara nga kompania.
  • Përgjegjës për respektimin e KPI të vendosura për degën.
  • Suporton dhe jep informacionin e plotë tek grupet në terren, suporton dhe jep zgjidhje për të gjitha problematikat e rrjetit kabllor FO.
  • Përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit të planifikimit të rrjetit për arsye zgjerimi apo mirëmbajtje.
  • Përgjegjës për ecurinë e instalimeve, dhe mirëmbajtjen e klientëve fundorë.
  • Përgjegjës për kontrollin e cilësisë të veprimtarisë të të gjitha skuadrave të terrenit, duhet të kujdeset që procesi të jetë sipas standarteve të kërkuara nga kompania.
  • Përgjegjës për menaxhimin e materjaleve të nevojshme në terren dhe dokumentimin e tyre.
  • Përgjegjës për respektimin e rregulloreve të Sigurisë në punë nga stafi teknik.
  • Menaxhon dhe cakton prioritete sipas objektivave.
  • Bashkëpunim me departamentet e tjera për problematika të ndryshme.
  • Mbështetje logjistike për projektet e sektorëve të tjerë të kompanisë.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta ( avantazh degët telekomunikacion, teknologji inormacioni etj.)
  • Njohuri te thella mbi teknologjite e rrjeteve fiber,koaksiale,radio.
  • Sens i lartë përgjegjshmërie dhe raportimi.
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese grupi.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike.
  • Aftesi shume te mira komunikuese, organizative.
  • Aftësi të punojë në grup.
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën: hr@adc.al ose në numrin tonë të kontaktit 069 40 20 222
 


Apply WhatsApp
Back
Top