Tirane, ofrohet vend pune Koordinator teknik Dege Lezhe
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Telekomunikacioni
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Albanian Development Company ADC sh.p.k me stafin e saj me përvojë dhe të përkushtuar ndërton dhe mirëmban të gjitha llojet e infrastrukturës së rrjeteve të telekomunikacionit si: Instalimi i rrjetit të ri, instalimi i pajisjeve të ndryshme dhe konfigurimi i duhur.
Në kuadër të zhvillimit dhe zgjerimit të rrjetit është në kërkim të kandidatëve të kualifikuar dhe me eksperiencë për pozicionin: Koordinator Dege në qytetin e Lezhës.
Në kuadër të zhvillimit dhe zgjerimit të rrjetit është në kërkim të kandidatëve të kualifikuar dhe me eksperiencë për pozicionin: Koordinator Dege në qytetin e Lezhës.
Detyrat kryesore:
- Përgjegjës për të gjithë veprimtarinë e grupeve teknike në terren.
- Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit.
- Menaxhon objektivat e caktuara nga kompania.
- Përgjegjës për respektimin e KPI të vendosura për degën.
- Suporton dhe jep informacionin e plotë tek grupet në terren, suporton dhe jep zgjidhje për të gjitha problematikat e rrjetit kabllor FO.
- Përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit të planifikimit të rrjetit për arsye zgjerimi apo mirëmbajtje.
- Përgjegjës për ecurinë e instalimeve, dhe mirëmbajtjen e klientëve fundorë.
- Përgjegjës për kontrollin e cilësisë të veprimtarisë të të gjitha skuadrave të terrenit, duhet të kujdeset që procesi të jetë sipas standarteve të kërkuara nga kompania.
- Përgjegjës për menaxhimin e materjaleve të nevojshme në terren dhe dokumentimin e tyre.
- Përgjegjës për respektimin e rregulloreve të Sigurisë në punë nga stafi teknik.
- Menaxhon dhe cakton prioritete sipas objektivave.
- Bashkëpunim me departamentet e tjera për problematika të ndryshme.
- Mbështetje logjistike për projektet e sektorëve të tjerë të kompanisë.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta ( avantazh degët telekomunikacion, teknologji inormacioni etj.)
- Njohuri te thella mbi teknologjite e rrjeteve fiber,koaksiale,radio.
- Sens i lartë përgjegjshmërie dhe raportimi.
- Aftësi shumë të mira menaxhuese grupi.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike.
- Aftesi shume te mira komunikuese, organizative.
- Aftësi të punojë në grup.
- Aftësi shumë të mira kompjuterike.
Apply WhatsApp