• Tirane, ofrohet vend pune Koordinator/e për Marrëdhënien me Klientin

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të një klinike estetike të konsoliduar dhe në rritje në tregun shqiptar, jemi në kërkim të një Koordinator/e për Marrëdhënien me Klientin, i/e cili/a do të luajë një rol kyç në menaxhimin e komunikimit me klientet dhe në përmirësimin e eksperiencës së tyre përgjatë gjithë procesit.

Tiranë, Shqipëri | Full-time

Qëllimi i Pozicionit

Të sigurojë një komunikim profesional, të strukturuar dhe empatik me pacientët, duke i orientuar saktë dhe duke i shoqëruar nga kontakti i parë deri në rezervimin e konsultës.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Menaxhon kërkesat hyrëse nga pacientët (WhatsApp, Instagram, telefon)
  • Ofron informacion të qartë dhe të strukturuar mbi shërbimet e klinikës
  • Filtron dhe orienton pacientët sipas nevojave të tyre përpara vizitës
  • Koordinon dhe konverton komunikimin në takime/konsulta
  • Ndjek komunikimin me pacientët për të siguruar një eksperiencë pozitive dhe profesionale
  • Bashkëpunon me stafin mjekësor për organizimin dhe koordinimin e fluksit të pacientëve

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Kerkohet 2-3 vite ekperience ne menaxhimin e klienteve
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (italishtja përbën avantazh)
  • Preferohet background në mjekësi, infermieri ose fusha të ngjashme
  • Aftësi shumë të mira komunikimi në të shkruar (platforma si WhatsApp, Instagram)
  • Stil komunikimi i qetë, profesional dhe i strukturuar
  • Aftësi për të kuptuar nevojat e pacientit dhe për ta orientuar saktë

Ofrohet

  • Paga fillestare: 80,000 ALL neto
  • Rishikim page pas periudhës 3-mujore
  • Mundësi zhvillimi profesional në një ambient modern dhe dinamik
  • Trajnim dhe mbështetje për integrimin në rol

Aplikimi

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre ne adresen rekrutime@dimensionhr.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top