• Tirane, ofrohet vend pune Key Account Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Key Account Manager
Pozicioni: Key Account Manager
Departamenti: Korporatat e Mëdha

Objektivat Kyçe

  • Rritja e aseteve, detyrimeve dhe gjithashtu përfitimeve të Bankës;
  • Krijimi i marrëdhenieve shumë të mira me klientët ekzistues dhe të rinj;
  • Zbatimi i imazhit shumë të mirë dhe reputacionit të bankës;
  • Përmbush detyrat në përputhje me regulloret e OTP Bank Albania dhe Bankës së Shqipërisë;
  • Mbajtja e një marrdhënieje pune shumë të mirë me stafin tjetër të bankës;
  • SIgurimi i kënaqësisë së klientëve nëpërmjet përmbushjes së shërbimeve bankare.
Rolet & Përgjegjësitë Kryesore

  • Tërheqie e klienteve të rinj për Bankën si dhe zgjerim i marrëdhënieve me klientët ekzistues;
  • Kontaktim i klientëve potencial dhe prezantimi i imazhit të duhur të Bankës dhe fillimi i promovimit të produkteve të reja të ofruara nga OTP Bank Albania në tregun kombëtar;
  • Realizimi i targeteve të bankës në terma të prodhimit të ri të aseteve dhe detyrimeve dhe shitjes së shërbimeve bankare;
  • Ofrimi i shërbimeve bankare klientëve korporatë dhe sigurimi i nivelit të duhur të kënaqësisë së klientit nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të duhura;
  • Mbikqyrje dhe orientim i punes së KAM associate dhe instruktim/mësim i KAM associate në përgatijen e tyre per pozicion me më shumë përgjegjësi si psh KAM ;
  • Përgatitje dhe dorezim i raporteve të ndryshme të supervizorët / manaxherët;
  • Njohuri të freskëta të sektorëve dhe industrive në Shqipëri, tregut bankar për bizneset, praktikat e biznesit dhe praktikat e rregullat e kontabilitetit ;
  • Monitorim i performancës së klientëve të kredisë së portofolit dhe ndjekje e rasteve problematike;
  • Vlerësim dhe përgatitje e aplikimit për kredi dhe analizës financiare të biznesit për aprovim dhe sigurimi i dokumentacionit të duhur në dosjen e kredisë;
  • Ndjekja e procesit të aprovimit të kredisë dhe disbursimit dhe të gjitha transaksionet e tjera të portofolit të tyre të klientëve ;
  • Sjellja / veprimi si person referencë në Bankë duke mbajtur kontakte me Klientët Korporatë të portofolit respektiv ;
  • Sigurimi i ofrimit në kohë të shërbimeve bankare si psh : transaksionet e pagesës, e-banking, kartat, forex, ndaj klientëve të portofolit të tyre respektiv.
Kualifikime të Nevojshme

  • Diplomë Universitare, e preferueshme në degën biznes, financë, ekonomiks ose MBA;
  • Eksperiencë më teper se 5-vjet në Sektorin Bankar, e preferueshme në Departamentin e Korporatave;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Aftësi pune në grup;
  • Zotërim i mirë i gjuhës Angleze;
  • Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike MS office;
  • Patentë për makinë.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al .
Afati i fundit i aplikimeve është 22 Shkurt 2023.



 


Apply
Back
Top