• Tirane, ofrohet vend pune Kasiere

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNE
Profili i Grupit Balfin: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, eshte nje nga grupet investuese me te rendesishme dhe me te suksesshme ne rajonin e Ballkanit Perendimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN eshte i pranishem ne Austri, Shqiperi, Kosove, Bosnje dhe Hercegovine, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holande, me afersisht 6’000 punonjes ne total. Aktivitetet e Grupit BALFIN perfshijne zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive te patundshme, shitjet me pakice, industrine minerare, sistemin bankar, turizmin, energjine, logjistiken, etj.Grupi BALFIN po rritet ne menyre te qendrueshme dhe kontribuon ne permiresimin e jeteses se komuniteteve permes zhvillimit ekonomik, prezantimit te ideve te reja, punesimit dhe investimeve sociale.
KidZone shpk eshte pjese e Balfin Group i specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.

Pozicioni: Kasiere
Departmenti: Kasave
Vendodhja: Jumbo TEG dhe QTU

Permbledhja e Pozicionit: Nje Kasiere eshte pergjegjese per menaxhimin e perditshem te arkes se vet ne perputhje me Vlerat dhe politikat e pergjithshme te kompanise dhe te Grupit .
Sigurohet qe gjate procesit te pageses, te jete e sakte, korrekte, te jap informacionin e duhur dhe ne te njejten kohe te ofroje sherbim te jashtezakonshem ndaj secilit klient, te shoqeruar me buzeqeshje dashamiresi dhe sjellje profesionale.
Detyra dhe Pergjegjesi :

  • Mban paster dhe te rregullt Arken dhe ambientin e Arkes si dhe sektorin prane arkave te blerjeve impulsive;
  • Mban Arken te sigurte, e kyc ate kur nuk eshte duke punuar po ashtu edhe ekranin e Programit qe perdoret;
  • Skanon produktet me pergjegjesi pa harruar asnje;
  • Kryen vazhdimisht sistemimin e produkteve ne departamentin e arkes duke zbatuar udhezimet e supervizorit te arkave, merchandiserit ose Menaxherit te Dyqanit;
  • Ben mbushjen e vazhdueshme te sektorit te arkave me produkte kur eshte e nevojshme;
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizorin e arkave , menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit
  • Informon Supervizorin e Arkave dhe menaxherin e dyqanit per cdo problem apo avari teknike, ankese klienti, vizita ne dyqan ose ndodhi te pazakonta ne dyqan.
  • Asiston ne trajnimin e Kasiereve te reja;
  • Kryen me nje sherbim te shkelqyer dhe pa bezdisur/ fajesuar klientin procesin e nderrimit te aprovuar nga menaxheri i dyqanit;
  • Ne perfundim te turnit ben mbylljen e kases dhe dorezimin e lekeve prane arkes qendrore.
Kerkesat:

  • Edukimi: Arsim i mesem apo i larte (Pa obligime shkolle ne vazhdim)
  • Eksperienca e punes perben avantazh
Aftesi te tjera:

  • Aftesi shume te mira komunikuese jane thelbesore.
  • Aftesi per te operuar me programet baze te kases.
Menyra e aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni CV-ne ne adresen elektronike hr@jumbo.al
*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.
*Numer kontakti per Jumbo Teg: +355686077378 dhe per Jumbo QTU:+355686060052
 


Apply WhatsApp
Back
Top