Tirane, ofrohet vend pune "Juriste"
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Juridik | Drejtesi
Pozicioni: Juriste
Përshkrimi i përgjithshëm:
Juristja është përgjegjëse për mbështetje ligjore të vazhdueshme dhe për sigurinë e proceseve ligjore që lidhen me projektet e ndërtimit dhe marrëdhëniet me pronaret e tuallit ne diskutim per ndertim, klientët, partnerët dhe institucionet shtetërore. Ajo do të merret me hartimin dhe shqyrtimin e kontratave, menaxhimin e çështjeve ligjore të lidhura me projektet, mbikëqyrjen e respektimit të rregulloreve të ndërtimit, dhe ofrimin e këshillimeve juridike në përputhje me kërkesat ligjore dhe politike të kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kualifikimet:
Shënime
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@orion.al (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit).
Aplikimet e kandidatëve do të pranohen deri më datë: 30 Prill 2025
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

- Menaxhimi i çështjeve ligjore dhe marrëdhënieve me palët e jashtme:
Ka përgjegjësi për menaxhimin e çështjeve ligjore të lidhura me pronën, klientët, institucionet shtetërore dhe marrëdhëniet tregtare të kompanisë. - Hartimi dhe shqyrtimi i kontratave:
Harton dhe shqyrton kontratat me pronaret, klientët, partnerët, nënkontraktorët dhe furnizuesit, duke siguruar që të gjitha të jenë në përputhje me ligjin dhe interesat e kompanisë. - Mbikëqyrja e zbatimit të kontratave:
Siguron zbatimin e rregullt të kushteve të kontratave dhe monitoron respektimin e tyre nga palët e tjera të kontratave. - Marrëdhënia me institucionet shtetërore dhe procedurat ligjore:
Kujdeset për çështjet ligjore që lidhen me projektet, përgatitjen dhe marrjen e lejeve të nevojshme, dhe proceset e regjistrimit të projekteve në Kadastër. - Sigurimi i përputhshmërisë ligjore në projektet e ndërtimit:
Siguron që të gjitha projektet e ndërtimit të jenë në përputhje me rregulloret dhe standardet ligjore të përcaktuara. - Mbrojtja e kompanisë nga rreziqet ligjore:
Identifikon dhe menaxhon rreziqet ligjore që mund të ndikojnë në operacionet e kompanisë, duke zhvilluar politika të menaxhimit të dokumentacionit dhe duke shmangur kostot ligjore dhe mosmarrëveshjet. - Përgatitja e informacionit financiar dhe raporteve:
Përgatit informacionin financiar të nevojshëm për çështjet ligjore dhe e përcjell këtë informacion në departamentin e financës. Gjithashtu, përgatit raporte periodike sipas kërkesave të departamenteve përkatëse. - Administrimi i korrespondencës:
Përgjegjëse për administrimin e korrespondencës hyrëse dhe dalëse të kompanisë, shpërndarjen e letrave dhe regjistrimin e dokumenteve në librin e protokollit. - Hartimi i dokumenteve dhe letrave ligjore:
Harton letra dhe dokumente ligjore të nevojshme sipas kërkesave dhe problematikave që lidhen me çështjet ligjore të kompanisë. - Këshillimi dhe konsulenca për departamentet e tjera:
Asiston kolegët e departamenteve të tjera me këshilla dhe konsulencë juridike, kur kërkohet. - Ruajtja e konfidencialitetit:
Siguron ruajtjen e informacionit konfidencial të lidhur me të dhënat dhe çështjet juridike që trajton. - Pjesëmarrja në realizimin e qëllimeve të kompanisë:
Ndihmon në realizimin e qëllimeve dhe objektivave të kompanisë, duke shfaqur iniciativë dhe duke eksploruar mundësi për përmirësimin e proceseve dhe për shtimin e vlerës në ambientin e punës.
- Diplomë universitare në Shkenca Juridike ose një fushë tjetër e lidhur me pozicionin.
- Preferohet diplomë pasuniversitare në fushën e të drejtës (e Drejtë Civile, e Drejtë Ndërtimi ose e drejtë Tregtare).
- Të paktën 5 vite përvojë në trajtimin e dokumentacionit ligjor, certifikimin e tokës, negociata me palë dhe marrëdhënie me institucionet shtetërore
- Të ketë përvojë në çështje pronësie dhe/ose specialist në administrim prone
- Të ketë aftësi për analizë dokumentesh, komunikim me pronarë, ndjekje procedurash ligjore dhe administrimi I marrveshjeve.
- Aftësi të shkëlqyera administrative dhe sekretariale.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim, si verbalisht ashtu edhe me shkrim, dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të forta me kolegët dhe partnerët.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.

Apply