• Tirane, ofrohet vend pune Jurist/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Infosoft Systems shpk, kerkon te punesoje:
Jurist/e

Detyra dhe përgjegjësi:
  • Ndjekja e zbatueshmërisë së legjislacionit në fushën e Shoqërive Tregtare, procedurave pranë QKB-së, legjislacionit për pronarët përfitues dhe legjislacionit për inspektimin, si dhe zgjidhja e problemeve konkrete në këto fusha.
  • Hartimi dhe negocimi i kontratave të ndryshme (shitjeje, qiraje etj.).
  • Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me këto ndryshime.
  • Përgatitje të prokurave dhe autorizimeve të ndryshme.
  • Hartim të shkresave me karakter administrativ, drejtuar institucioneve të ndryshme.
  • Përgatitja e vendimeve të asamblesë të kompanive të grupit.
Kërkesa për kandidatët:
  • Diplomë universitare e nivelit të dytë, Fakulteti i Drejtësisë.
  • Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune si jurist/e.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
  • Njohuri shumë të mira të Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Shoqëritë Tregtare”.
  • Njohuri të mira të Ligjit nr. 9723/2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, përfshirë procedurat e regjistrimit fillestar dhe pasues, ndryshimet statutore, si dhe çështjet që lidhen me ortakët dhe administratorët.
  • Njohuri të mira të Ligjit nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.
  • Njohuri shumë të mira të Kodit Civil.
  • Njohuri të mira të Kodit të Procedurës Civile.
  • Njohuri të mira të Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë.
  • Njohuri të mira të legjislacionit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.
  • Njohuri të mira të Kodit të Punës dhe të legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe për zgjidhjen e problematikave juridike.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe aftësi për punë në grup.
Çfarë ofrojmë?
  • Paga: 70,000 - 100,000 lekë neto në varësi të eksperiencës
  • Ambient profesional, inovativ dhe i orientuar drejt zhvillimit të vazhdueshëm
  • Mundësi trajnimesh
  • Vlerësime të rregullta performance dhe rishikime page
  • Sigurim shëndetësor privat
  • Zyra moderne në qendër të Tiranës

Shënim:
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumente të tjera që provojnë kualifikimet tuaja tek: [B]humanresources@infosoftgroup.com.al[/B]

Të dhënat që do të paraqitni nëpermjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
 


Apply
Back
Top