• Tirane, ofrohet vend pune IT MIS

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNËSIMI

Fondi BESA sh.a Institucion Financiar JoBankar, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin IT MIS, për Zyrën Qëndrore:

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

  • Master në Shkencat Kompjuterike, Sistemet e Informacioni/Inxhinjeri apo fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë dyvjeçare në bazat e të dhënave, teknikave të zhvillimit të raportimit dhe pozicione të tjera që lidhën me IT-në. Përvoja me hartimin e ruajtjes së të dhënave dhe funksionimin e tyre do të ishte e preferueshme;
  • Njohuri shumë të mira lidhur me RDBMS (MSSQL/ORACLE), veçanërisht në shërbimet e raportimit MS dhe instrumentet dhe teknikat përkatëse të zhvillimit;
  • Njohuri të mira lidhur me funksionimin e sistemit bankar, standartet e kontabilitetit dhe produktet;
  • Përvoja e punës me gjuhët e programimit është e preferueshme. Net,PHP, Java, PL/SQL, XML, Web service etj;
  • Të ketë aftësi shumë të mira operacionale, analitike dhe komunikimi, te jete i përgjegjshëm dhe bashkepunues në punën në grup;
  • Përvoja në bankë do të ishte e preferueshme (minimumi 2 vjet);
  • Njohuri shumë të mira dhe aftësi komunikimi në anglisht;
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:

  • Të analizojë më hollësi nevojat për mikro-kreditim për automatizimin e proceseve/aktiviteteve të biznësit, të propozojë, zhvillojë dhe mirëmbajë aplikacione dhe raporte në përputhje me specifikimet e biznesit
  • Të mbështesë njësitë e biznesit për përgatitjen dhe analizimin në hollësi të kërkesave të biznësit për aplikacione të reja apo modifikimin e atyre ekzistuese dhe të hartojë zgjidhjet përkatëse.
  • Të zhvillojë, shpërndajë dhe të mirëmbajë raportimet, zgjidhjet/aplikacionet në përputhje me specifikimet e shkruara të biznesit.
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesë për punësim;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar me listë notash;
  4. Dëshmi të ndryshme kualifikimi;
  5. Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
  6. Fotografi (1 copë)
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brënda datës 31 Gusht 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:
- mfi@besa.org.al
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqën tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com.
 


Apply
Back
Top