• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinieri i ndërtimit (Preventivues)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Inxhinieri i ndërtimit (Preventivues) ka si detyrë kryesore suportin dhe monitorimi e kantierit të ndërtimit duke ndjekur në menyrë konstante preventivin e punimeve, duke analizuar kostot dhe duke bërë azhornimet përkatëse në projekt.


Detyrat

  • Nderton preventivin komform projektit dhe azhornon cmimet konform tregut dhe ofertave të mbledhura nga kompania;
  • Nxjerr koston faktike per cdo proces pune;
  • Perpilon situacion per cdo ze pune, qe kerkohen punime shtese nga klientet;
  • Identifikon zërat që mund të kthehen në dëm financiar për kompaninë;
  • Mbas fillimit të punimeve, kontrollon dhe aprovon librezat e masave dhe situacionet e punimeve te grupeve nenkontraktore;
  • Ndjek koston e punimeve të situacionuara në raport me preventivin dhe buxhetin e përcaktuar;
  • Bashkëpunon ngusht me departamentin e financës për analizën dhe nxjerrjen e kostos gjatë cdo fazë të projektit;
  • Monitoron grafikun e punimeve dhe raporton në menyrë javore pranë Projekt menaxherit devijimet nga projekti;
  • Ndjek dhe mban nën kontroll normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër. Inspekton në mënyrë periodike gjëndjen e materialeve pranë veprës (inventarin e raportuar nga kantieri);
  • Raporton në menyrë periodike tek Administratori duke dorëzuar dhe dokumentet suportues për punën e bëre në kantier, plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në perfundim të objektit;
  • Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.
Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar Fakultetin për Inxhinieri Civile;
  • Një diplomë pasuniversitare përben avantazh;
  • Të ketë mbi 7 vjet eksperiencë pune në projekte civile;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Gjuhës Angleze;
  • Të përdorë shumë mirë programet Autocad dhe Microsoft office;
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit;
  • Te kete saktesi ne pune dhe te kushtoj vemendje maksimale detajeve;
  • Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, te kete aftesi deleguese dhe te jete i afte ne vendosjen e prioriteteve;
  • Të ketë aftësi të mira matematikore dhe analitike për tu dhënë punëve gjithmonë një zgjidhje llogjike e cila duhet të shoqërohet me vullnet të lartë për të dokumentuar dhe prodhuar raporte.
  • Kandidatet te cilet disponojne CV mund ta dergojne ne adresen e email-it [B]albalink.eu@gmail.com[/B]
  • Gjithashtu mund te kontaktojne ne numrin e telefonit 0692024535

Cel. : 0692024535
 


Apply WhatsApp
Back
Top