Tirane, ofrohet vend pune Inxhinieri i ndërtimit (Preventivues)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Inxh. Ndertimi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Inxhinieri i ndërtimit (Preventivues) ka si detyrë kryesore suportin dhe monitorimi e kantierit të ndërtimit duke ndjekur në menyrë konstante preventivin e punimeve, duke analizuar kostot dhe duke bërë azhornimet përkatëse në projekt.
Detyrat
Cel. : 0692024535
- Nderton preventivin komform projektit dhe azhornon cmimet konform tregut dhe ofertave të mbledhura nga kompania;
- Nxjerr koston faktike per cdo proces pune;
- Perpilon situacion per cdo ze pune, qe kerkohen punime shtese nga klientet;
- Identifikon zërat që mund të kthehen në dëm financiar për kompaninë;
- Mbas fillimit të punimeve, kontrollon dhe aprovon librezat e masave dhe situacionet e punimeve te grupeve nenkontraktore;
- Ndjek koston e punimeve të situacionuara në raport me preventivin dhe buxhetin e përcaktuar;
- Bashkëpunon ngusht me departamentin e financës për analizën dhe nxjerrjen e kostos gjatë cdo fazë të projektit;
- Monitoron grafikun e punimeve dhe raporton në menyrë javore pranë Projekt menaxherit devijimet nga projekti;
- Ndjek dhe mban nën kontroll normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër. Inspekton në mënyrë periodike gjëndjen e materialeve pranë veprës (inventarin e raportuar nga kantieri);
- Raporton në menyrë periodike tek Administratori duke dorëzuar dhe dokumentet suportues për punën e bëre në kantier, plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në perfundim të objektit;
- Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.
- Të ketë mbaruar Fakultetin për Inxhinieri Civile;
- Një diplomë pasuniversitare përben avantazh;
- Të ketë mbi 7 vjet eksperiencë pune në projekte civile;
- Të ketë njohuri shumë të mira të Gjuhës Angleze;
- Të përdorë shumë mirë programet Autocad dhe Microsoft office;
- Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit;
- Te kete saktesi ne pune dhe te kushtoj vemendje maksimale detajeve;
- Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, te kete aftesi deleguese dhe te jete i afte ne vendosjen e prioriteteve;
- Të ketë aftësi të mira matematikore dhe analitike për tu dhënë punëve gjithmonë një zgjidhje llogjike e cila duhet të shoqërohet me vullnet të lartë për të dokumentuar dhe prodhuar raporte.
- Kandidatet te cilet disponojne CV mund ta dergojne ne adresen e email-it [B]albalink.eu@gmail.com[/B]
- Gjithashtu mund te kontaktojne ne numrin e telefonit 0692024535
Cel. : 0692024535
Apply WhatsApp