• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Topograf/ Gjeodet

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
📌 Pozicion i Lirë Pune: Inxhinier me profil Topograf/Gjeodet

Be part of our team!

Kompania jonë, që operon në sektorin e ndërtimit, kërkon të punësojë një Inxhinier Topograf me eksperiencë, i cili do të mbajë përgjegjësi për:

• Kryerjen e matjeve topografike në terren për projekte ndërtimi dhe infrastrukture;
• Realizimin e piketimit dhe kontrollit të koordinatave gjatë zbatimit të punimeve;
• Përpunimin e të dhënave topografike dhe përgatitjen e planeve topografike dhe situacioneve të terrenit;
• Mbështetjen teknike të stafit të zbatimit në terren për interpretimin e projekteve dhe koordinimin e punimeve;
• Përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe raporteve lidhur me matjet dhe verifikimet topografike;
• Kontrollin e saktësisë së punimeve në terren në përputhje me projektin dhe specifikimet teknike;
• Përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve topografike (Total Station, GPS, nivel etj.);
• Fleksibilitet për të marrë përsipër detyra shtesë që lidhen me nevojat e projektit dhe të kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara:

• Diplomë universitare në Inxhinieri Topografike / Gjeodezi / Inxhinieri Ndërtimi me profil Topografi;
• Eksperiencë minimale 3 vite në matje topografike për projekte ndërtimi ose infrastrukture;
• Njohuri të mira në përdorimin e pajisjeve topografike dhe përpunimin e të dhënave të terrenit;
• Përdorimi i programeve teknike (AutoCAD, Civil 3D, programe topografike) dhe i paketës Microsoft Office;
• Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe koordinimi me ekipin në terren;
• Gatishmëri për punë në terren dhe në kushte dinamike pune.

đź’° Paga neto:

• 90,000 lekë – për kandidatë me diplomë dhe eksperiencë minimale 3 vite;
• 110,000 lekë – në rast se kandidati disponon instrument topografik;
• 130,000 lekë – në rast se kandidati disponon instrument topografik dhe automjet personal.

Në rastin kur kandidati përdor automjetin e tij personal për nevoja të punës, kompania mbulon konsumin e karburantit për lëvizjet në kantier.

Çfarë ofrojmë:
• Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues;
• Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional;
• Projekte sfiduese dhe mundësi për rritje në karrierë.

📩 Dërgoni CV-në tuaj në: hrrsmconstruction@gmail.com
đź“… Afati i aplikimit: 31 Mars 2026
📍 Vendi i punës: Rruga Xhorxhi Martini, Sheshi Avni Rustemi, Tiranë.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top