• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndërtimi (Zyrë), Ekonomist/e dhe Inxhinier Gjeodet

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
  3. Inxhinieri
  4. Inxh. Ndertimi
  5. Topografi | Gjeodezi
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Pozicioni:
Inxhinier Ndërtimi (Zyrë)

Shoqeria "BIBA-X" SHPK me mbi 15 vite eksperiencë në fushën e ndërtimit dhe realizimin e projekteve publike e private, është në zgjerim të aktivitetit dhe kërkon të punësojë: është në kërkim të një Inxhinieri Ndërtimi për pozicion zyre, me qëllim zgjerimin e stafit dhe mbështetjen e projekteve në zbatim.

Detyrat kryesore:
  • Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit teknik dhe ligjor të projekteve.
  • Hartimi dhe ndjekja e dokumentacionit për procedurat e prokurimit/tenderimit.
  • Përgatitja e preventivave, situacioneve dhe dokumentacionit teknik.
  • Koordinimi me drejtuesit e projektit, mbikëqyrësit dhe institucionet përkatëse.
  • Ndjekja e ecurisë së projekteve dhe raportimi periodik.
  • Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me funksionin e pozicionit.
Kriteret:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Eksperience e meparshme ne kompani nderimi mbi 3+ vjet
  • Njohuri të mira të programeve Microsoft Office (Word, Excel).
  • Njohuri në AutoCAD (avantazh).
  • Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe pune në grup.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe dëshirë për zhvillim profesional.
Ne ofrojmë:
  • Kontratë të rregullt pune.
  • Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës.
  • Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
📍 Vendndodhja: TIRANE
📩 Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në: prokurime@yahoo.com

EKONOMIST/E ME EKSPERIENCË

Kriteret e kërkuara:
  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
  • Minimumi 2-3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Eksperienca në kompani ndërtimi përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të kontabilitetit, legjislacionit fiskal dhe procedurave financiare.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
Detyrat kryesore:
  • Administrimi i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
  • Përgatitja dhe kontrolli i faturave, pagesave dhe dokumentacionit shoqërues.
  • Ndjekja e detyrimeve tatimore dhe financiare.
  • Përgatitja e raporteve financiare sipas kërkesave të kompanisë.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për menaxhimin financiar të projekteve.
Vendndodhja: Tiranë
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në: prokurimebibax@yahoo.com

INXHINIER GJEODET

Kriteret e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Gjeodezi ose fushë të ngjashme.
  • Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme (eksperienca në projekte ndërtimi përbën avantazh).
  • Njohuri në përdorimin e pajisjeve topografike (Total Station, GPS/GNSS, Nivel etj.).
  • Njohuri në AutoCAD, Civil 3D ose programe të ngjashme.
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
  • Disponueshmëri për punë në terren dhe në zyrë.
Detyrat kryesore:
  • Kryerja e matjeve topografike dhe gjeodezike.
  • Përpunimi i të dhënave të matjeve.
  • Hartimi i planeve dhe dokumentacionit teknik.
  • Bashkëpunimi me ekipin teknik gjatë zbatimit të projekteve.
  • Ndjekja e saktësisë së punimeve në terren.
Vendndodhja: Tiranë
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në: prokurimebibax@yahoo.com
 


Apply
Back
Top