• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Elektronik / Klinik / Biomedical

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
Kompania BIOMETRIC ALBANIA SH.P.K., me vendndodhje në Tiranë,
e cila operon prej 30 vitesh në tregun e Pajisjeve Mjekësore,
në kuadër të zgjerimit të saj dhe nevojës për staf mbështetës, kërkon të punësojë me kohë të plotë:

Inxhinier Elektronik/Klinik/Biomedical

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

- Të ketë përfunduar studimet e larta dhe të jetë i diplomuar në një nga degët: Elektronikë, Inxhinieri Klinike.
- Të njohë shumë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë njohuri shumë të mira mbi programet bazë kompjuterike.
- Të jetë korrekt, i komunikueshëm dhe bashkëpunues me kolegët si dhe të ketë aftësi të mira teknike dhe organizative.
- Të ketë iniciativë personale dhe të jetë i gatshem për angazhime shtesë.
- Përvojë e mëparshme në fushën e pajisjeve mjekësore (përbën avantazh).
- Të zotërojë lejë drejtimi automjeti (Kategoria B).
- Të jetë banues në Tiranë.

Pozicioni / përshkrimi i shkurtër i punës:
Të ndjekë problematikat teknike dhe të kryejë servisin e aparaturave mjekësore/laboratorike në terren.
Të menaxhojë dokumentacionin përkatës për pajisjet si dhe të zbatojë protokollet e prodhuesit në lidhje me to.
Të ketë aftësi planifikuese dhe të ndjekë problematikat teknike deri në zgjidhjen e tyre duke qënë i disponueshëm për të punuar me orare jo fikse.
Të ndjekë realizimin e kontratave teknike me institucionet publike dhe private.

Mirëpresim aplikimet tuaja duke na dërguar CV me foto, në adresën e E-mail:
[B]info@biometric.al[/B]

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga stafi i kompanisë për intervistë.

*Aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjeve në fuqi për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top