Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier/e Ndërtimi në Kantier.
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Menaxhim Biznesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
“ALCA” Sh.p.k., një nga kompanitë kryesore të specializuara në projektim, prodhim, instalim dhe personalizim të fasadave për ndërtesa rezidenciale, komerciale dhe industriale, po kërkon një Inxhinier/e Ndërtimi në Kantier.
Përgjegjësitë Kryesore:
Përgjegjësitë Kryesore:
- Të ketë njohuri shumë të mira në realizimin e projekteve.
- Të njohë dokumentacionin tekniko-ligjor të nevojshëm për objektin.
- Të dijë të hartojë preventivë, librezat e masave dhe situacione mujore për proceset e realizuara.
- Të monitorojë me efektivitet ecurinë e proceseve të punës në kantier.
- Të planifikojë, koordinojë dhe mbikëqyrë punimet në kantier përmes inspektimeve të rregullta, duke ndihmuar në zgjidhjen e problemeve për menaxhimin e rrezikut operativ ditor.
- Të drejtojë dhe supervizojë stafin e përfshirë në projekt.
- Të zbatojë me rigorozitet kontratat e sipërmarrjes.
- Të udhëheqë me shembull dhe të promovojë kulturën e sigurisë, duke zbatuar vazhdimisht procedurat e sigurta të punës.
- Të kryejë prokurimin e materialeve dhe pajisjeve, duke ruajtur nivelin e stokut dhe shmangur mbiporositjet e panevojshme.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative, të dijë të koordinojë punën dhe të raportojë tek bashkëpunëtorët e projektit.
- Të ndjekë me përpikëri politikat e brendshme për raportimin e përditshëm.
- Të jetë gjithmonë i/e përditësuar dhe në përputhje me ekipin e projektit.
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Inxhinieri Ndërtimi.
- Eksperiencë pune minimale: 3-5 vjet. Preferohet përvojë në industrinë e fasadave.
- Njohuri shumë të mira të paketës AutoCAD dhe Microsoft Office.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
Apply