• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier/e Ndërtimi në Kantier.

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
  2. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
“ALCA” Sh.p.k., një nga kompanitë kryesore të specializuara në projektim, prodhim, instalim dhe personalizim të fasadave për ndërtesa rezidenciale, komerciale dhe industriale, po kërkon një Inxhinier/e Ndërtimi në Kantier.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të ketë njohuri shumë të mira në realizimin e projekteve.
  • Të njohë dokumentacionin tekniko-ligjor të nevojshëm për objektin.
  • Të dijë të hartojë preventivë, librezat e masave dhe situacione mujore për proceset e realizuara.
  • Të monitorojë me efektivitet ecurinë e proceseve të punës në kantier.
  • Të planifikojë, koordinojë dhe mbikëqyrë punimet në kantier përmes inspektimeve të rregullta, duke ndihmuar në zgjidhjen e problemeve për menaxhimin e rrezikut operativ ditor.
  • Të drejtojë dhe supervizojë stafin e përfshirë në projekt.
  • Të zbatojë me rigorozitet kontratat e sipërmarrjes.
  • Të udhëheqë me shembull dhe të promovojë kulturën e sigurisë, duke zbatuar vazhdimisht procedurat e sigurta të punës.
  • Të kryejë prokurimin e materialeve dhe pajisjeve, duke ruajtur nivelin e stokut dhe shmangur mbiporositjet e panevojshme.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative, të dijë të koordinojë punën dhe të raportojë tek bashkëpunëtorët e projektit.
  • Të ndjekë me përpikëri politikat e brendshme për raportimin e përditshëm.
  • Të jetë gjithmonë i/e përditësuar dhe në përputhje me ekipin e projektit.
Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Inxhinieri Ndërtimi.
  • Eksperiencë pune minimale: 3-5 vjet. Preferohet përvojë në industrinë e fasadave.
  • Njohuri shumë të mira të paketës AutoCAD dhe Microsoft Office.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
Të gjithë personat e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre këtu në LinkedIn ose në info@alca.al.
 


Apply
Back
Top