Tirane, ofrohet vend pune Finance/Kontabel
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Vasil Shanto | Blloku Vilave Selite
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Titulli: | Shef/e Finance |
Departamenti: | Financës |
Elektromagjia Lider në Shqipëri në tregun e Elektroshtëpijakeve po kërkon për punonjës/e në pozicionin Shef/e Finance.
Funksioni kryesor:
Përgjegjëse për statusin financiar duke zhvilluar dhe zbatuar sisteme për mbledhjen, analizimin, verifikimin dhe raportimin e informacionit financiar.
Detyrat dhe Përgjegjesitë:
- Përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit të parasë, duke përfshirë: faturat e shitjes dhe blerjes, kontrollon depozitat dhe pagesat bankare, kontrollon faturat shitje-blerje, deklarat doganore, arka, banka etj,
- Kontrollon me kujdes të ardhurat & shpenzimet, faturat, raportet e ndryshme financiare,
- Sigurohet që sistemi financiar funksionin tërësisht siç duhet si nga pikëpamja e mbledhjes së informacionit financiar ashtu edhe për sa i përket proceseve të përpunimit dhe gjenerimit të raporteve dhe analizave të sakta,
- Kontrollon llogarite e arketueshme dhe pagueshme,
- Pergjegjes per arkivimin e dokumentacionit,
- Përgjegjës per Përgatitjen e listëpagesave,
- Përgjegjës për të përfaqësuar kompaninë përpara institucioneve shtetërore kur është e nevojshme si edhe përgjigjet në rastet e kontrolleve,
- Sigurohet për mbarëvajtjen e punës në Financë duke caktuar edhe metodat dhe procedurat për të arritur këto qëllime,
- Realizon rakordimet mujore te librave te blerjes/shitjes me zyren kontabel,
- Zbaton planin strategjik fiskal te biznesit,
- Analizon likujditetin (Cash Flow), kontrollin kostot dhe shpenzimet me qellim qe te ofroj informacionin e duhur tek drejtuesi I kompanise,
- Cdo detyre tjeter qe i pershtatet pozicionit te punes.
Kandidati duhet të plotësoj kriteret e mëposhtme:
- Diplomuar ne Fakultetin Ekonomik, Dega Finance/Kontabilitet.
- Te kete mbi 5 vjet eksperiencë të mëparshme ne biznes/kontabilitet,
- Kualifikimet e tjera përbëjnë avantazh.
- Të njohë programet financiare Financa 5, preferohet te kete njohuri edhe per Microsoft Dynamics Navision,
- Te kete njohuri mbi legjislacionin fiskal,
- Te zoteroje mire gjuhen Angleze. Te kete aftesi te mira komunikuese,
- Te kete aftesi te mira analitike, organizuese dhe ndervepruese me te tjeret,
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi,
- Të jetë i/e përgjegjshëm dhe i/e kujdesshëm ndaj detajeve,
- Ambicioz/e, i/e besueshëm dhe i/e aftë për të ndërmarrë iniciativa,
- Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup,
- Aftësi për të trajnuar punonjësit e rinj rreth punës aktuale.
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojne CV-te në adresën [B]hr@elektromagjia.com[/B].
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.
Të gjithë aplikimt do të trajtohen me konfidencialitet në bazë të ligjit nr.9887, datë 10.03.2008,ndryshuar me ligjin nr,48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Cel. : hr@elektromagjia.com
Apply