• Tirane, ofrohet vend pune Dental Sales Representative (Implant Solutions)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Dentist | Stomatologji | Asistente Dentare
  3. Farmaceutik
  4. Fizioterapi
  5. Infermieri
  6. Laborant/e
  7. Mjekesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania në emër të klientit të saj, një kompani lider në furnizimin e pajisjeve dhe teknologjive mjekësore në Shqipëri, me partneritete të konsoliduara ndërkombëtare dhe fokus në zgjidhje të avancuara klinike, është aktualisht në kërkim për:

Dental Sales Representative (Implant Solutions)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ndërtimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me dentistë, klinika dentare dhe profesionistë të fushës së implantologjisë;
  • Promovimi dhe shitja e produkteve dentare, me fokus në implantologji;
  • Identifikimi i mundësive të reja për biznes dhe zgjerimi i rrjetit të klientëve në treg;
  • Menaxhimi aktiv i ciklit të shitjes në terren, nga identifikimi i klientëve potencialë deri në finalizimin e marrëveshjeve;
  • Pjesëmarrja në trajnime profesionale ndërkombëtare dhe evente të industrisë;
  • Zbatimi i strategjive të shitjes dhe marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë;
  • Monitorimi i tregut, konkurrencës dhe tendencave në fushën e stomatologjisë;
  • Raportimi periodik mbi aktivitetin, performancën dhe arritjen e objektivave.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Diplomë në Stomatologji, Teknik Dentare, Higjienë Dentare, ose fusha të tjera të lidhura me Healthcare;
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në sektorin dentar ose mjekësor);
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh;
  • Orientim i qartë drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Patentë shoferi e kategorisë B (shofer aktiv).

Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun: https://eppc.al/aplikoni/
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top