Tirane, ofrohet vend pune Dental Sales Representative (Implant Solutions)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Dentist | Stomatologji | Asistente Dentare
- Farmaceutik
- Fizioterapi
- Infermieri
- Laborant/e
- Mjekesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EPPC Albania në emër të klientit të saj, një kompani lider në furnizimin e pajisjeve dhe teknologjive mjekësore në Shqipëri, me partneritete të konsoliduara ndërkombëtare dhe fokus në zgjidhje të avancuara klinike, është aktualisht në kërkim për:
Dental Sales Representative (Implant Solutions)
Përgjegjësitë kryesore:
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun: https://eppc.al/aplikoni/
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Dental Sales Representative (Implant Solutions)
Përgjegjësitë kryesore:
- Ndërtimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me dentistë, klinika dentare dhe profesionistë të fushës së implantologjisë;
- Promovimi dhe shitja e produkteve dentare, me fokus në implantologji;
- Identifikimi i mundësive të reja për biznes dhe zgjerimi i rrjetit të klientëve në treg;
- Menaxhimi aktiv i ciklit të shitjes në terren, nga identifikimi i klientëve potencialë deri në finalizimin e marrëveshjeve;
- Pjesëmarrja në trajnime profesionale ndërkombëtare dhe evente të industrisë;
- Zbatimi i strategjive të shitjes dhe marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë;
- Monitorimi i tregut, konkurrencës dhe tendencave në fushën e stomatologjisë;
- Raportimi periodik mbi aktivitetin, performancën dhe arritjen e objektivave.
- Diplomë në Stomatologji, Teknik Dentare, Higjienë Dentare, ose fusha të tjera të lidhura me Healthcare;
- Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në sektorin dentar ose mjekësor);
- Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh;
- Orientim i qartë drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Patentë shoferi e kategorisë B (shofer aktiv).
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun: https://eppc.al/aplikoni/
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.