• Tirane, ofrohet vend pune Cashier me eksperience

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Cashier/e me eksperience - Departamenti i Operacioneve te Thesarit

Detyrat dhe Pergjegjesite

  • Të regjistrojë transaksionet cash në sistem pasi të ketë përfunduar numërimi i cash-it.
  • Të punojë në përputhje me Rregulloren e Kasafortës së Thesarit në Zyrën Qendrore, Manualin për Veprimtarinë e Parasë së Degëve të BKT dhe rregullore të tjera të bankës.
  • Të ruajë paratë dhe letrat me vlerë në arkë.
  • Të përmbushi kërkesat për para të Zyrës Qendrore dhe Degëve të BKT.
  • Të sigurojë dhe të kontrollojë që puna e kryer në kasafortë është e saktë dhe në kohë.
  • Të ofrojë mbështetjen e nevojshme për eprorët për rekoncilimin e parave.
  • Të kryejë punë të tjera të dhëna nga Menaxheri i Departamentit.
Kerkesat

  • Të ketë përfunduar të paktën Shkollën e Mesme
  • Përvojë pune në Bankë si Arkëtar/Cashier.
  • Të jetë praktik dhe i kujdesshëm në punë në lidhje me paratë. Në gjëndje të punojë jashtë orarit për nevoja pune.
  • Të jetë i besueshëm dhe i shpejtë.
Kandidatet e interesuar te dergojne CV ne adresen humanresources@bkt.com.al deri me 09.06.2023
 


Apply
Back
Top