• Tirane, ofrohet vend pune Asistente Zyre

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Square 21 | Parku | Globe
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
  2. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Akro Center po kërkon një Asistente Zyre dinamike dhe të aftë për t’u bërë pjesë e stafit tonë.

Kriteret që kërkojmë​

  • Aftësi shumë të mira komunikimi, si në mënyrë verbale, ashtu edhe me shkrim.
  • Aftësi të forta për organizimin e punës, menaxhimin e detyrave të përditshme dhe respektimin e afateve.
  • Njohuri të mira në gjuhën angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
  • Aftësi digjitale të avancuara, përfshirë:
    • Përdorimin efikas të platformave online si Google Workspace (Drive, Docs, Calendar, Forms), Zoom, etj.
    • Aftësi në përdorimin e aplikacioneve për menaxhimin e detyrave.
    • Përgatitje dhe redaktim dokumentesh zyrtare, raporteve administrative dhe komunikimeve të brendshme.
  • Aftësi për të bashkëpunuar ngushtë me stafin mësimdhënës dhe për të ndihmuar në koordinimin e grupeve dhe kurseve.
  • Shkathtësi për të marrë iniciativë dhe për të treguar përgjegjësi në kryerjen e detyrave.
  • Dëshirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht në një ambient arsimor.

Përbën avantazh:​

  • Përvoja e mëparshme në një rol të ngjashëm administrativ ose ndihmës.
  • Njohja e më shumë se një gjuhe të huaj, përveç anglishtes.
Aplikimet pranohen në adresën: info@akro.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Faleminderit për interesin tuaj!
 


Apply
Back
Top