• Tirane, ofrohet vend pune Asistente Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore. Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës. Ne emer te një kompanie që ofron shërbime logjistike dhe transporti, Dimension HR po rekruton kandidate per pozicion “Asistente Finance”

Përgjegjësitë kryesore:
  • Hedhja e faturave të blerjeve dhe shitjeve në sistem
  • Kontrolli dhe përditësimi i dokumentacionit financiar
  • Ndjekja dhe mbledhja e borxheve nga klientët
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për çështje financiare
  • Përgatitja e raporteve të thjeshta mujore sipas kërkesës
Kualifikimet:
  • Arsim i lartë në financë, ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Aftësi të mira në kompjuter (Excel, programe financiare ,Financa 5 etj)
  • Përpikmeri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip
  • Eksperienca e mëparshme në sektorin e financës
  • Te jete e komunikueshme dhe e pergjegjshme.
Kushtet e punes:
  • Lokacioni: Tirane
  • Punohet nga e hena ne te premte
  • Orari i punes 8.30-16.30
  • Ambient i mirë pune
Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Asistente Finance »
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top