• Tirane, ofrohet vend pune Asistente Divizioni

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Grup, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Asistent/e Divizioni dhe Analist/e të Dhënash
Departamenti: Divizioni Asete dhe Hospitality
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Asistenti dhe Analisti i të Dhënave raporton drejtpërdrejt te drejtori i divizionit. Shërben si ndërlidhës me drejtuesit e departamenteve njësive si (mirëmbajtja, menaxhimi, administrimi, hospitality, leasing, renting dhe shërbime). Mbështet Divizionin për të përmbushur kërkesat për përmirësimin dhe zgjerimin e biznesit duke analizuar kërkesat financiare dhe operacionale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përfundon një shumëllojshmëri të detyrave administrative për drejtuesin e divizionit duke përfshirë: menaxhimin e kalendarit; organizimin e takimeve dhe site visite;
  • Punon ngushtë dhe në mënyrë efektive me drejtuesin e divizionit për ta mbajtur atë të përditësuar;
  • Trajton çështjet në mënyrë të shpejtë, pro aktivë dhe ndjekëse deri në përfundimin me sukses të tyre;
  • Redakton dhe përgatit draftet e para për komunikimet me shkrim me palët e jashtme dhe të brendshme të interesit;
  • Përgatit në kohë procesverbalet e secilit prej takimeve;
  • Koordinon me të gjitha departamentet/ njësitë në Divizion, në lidhje me raporte të ndryshme që duhet të përgatiten ditore/ javore/ mujore, duke ndjekur të gjitha çështjet e hapura sipas prioriteteve të projekteve dhe afateve të vendosura;
  • Përgatit raportin mujor ose raporte të ndryshme të dërguar nga menaxherët përkatës, duke i përmbledhur në një të vetëm;
  • Siguron një komunikim të duhur të të gjitha vendimeve të marra në takime të ndryshme dhe takime on site me drejtuesin e divizionit;
  • Siguron ndjekjen e detyrave të dhëna stafit nga Drejtuesi Divizionit dhe përgatit raporte mbi statusin;
  • Kujdeset për pikat për t’u ndjekur të gjithsecilit menaxher të divizionit;
  • Ruan diskrecionin dhe konfidencialitetin në marrëdhëniet me të tjerët;
  • Përgjegjës për inicimin, përgatitjen dhe/ose shqyrtimin e rasteve të biznesit;
  • Përkthimi dhe thjeshtimi i kërkesave për rastet e biznesit dhe përgatit/ sjell propozime dhe alternativa për arritjen e këtyre kërkesave;
  • Përgatit raporte teknike duke mbledhur, analizuar dhe përmbledhur informacione dhe tendenca;
  • Përgjegjës për protokollimin e dokumentave zyrtare hyrëse/ dalëse të Divizionit por dhe të Balfin Hospitality;
  • Arshivon të gjithë dokumentacionin e biznesit Balfin Hospitality;

Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 vjet në profile të ngjashme zbatimi;


Aftësi të tjera:

  • Aftësi të forta organizative që pasqyrojnë aftësinë për të kryer dhe për t'i dhënë përparësi detyrave të shumta pa probleme, me vëmendje të shkëlqyer ndaj detajeve;
  • Aftësi shumë të forta ndërpersonale dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie me palët e interesuara, duke përfshirë stafin, partnerët e jashtëm dhe investitorët;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe verbal;
  • Aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me maturi, të jetë i/e adaptueshëm ndaj kërkesave të ndryshme dhe të demonstrojë nivelin më të lartë të shërbimit dhe përgjigjes ndaj klientit;
  • Aftësi për të arritur objektivat dhe për të përmbushur afatet në një mjedis me ritme të shpejta;
  • Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze është e domosdoshme;
  • I/E aftë në Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe Power Point), Adobe Acrobat, etj.;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt: Asistent/e Divizioni dhe Analist/e të Dhënash.

Afati i dorëzimit: 15/07/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top