Tirane, ofrohet vend pune Asistente Divizioni
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Grup, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Asistent/e Divizioni dhe Analist/e të Dhënash
Departamenti: Divizioni Asete dhe Hospitality
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Asistenti dhe Analisti i të Dhënave raporton drejtpërdrejt te drejtori i divizionit. Shërben si ndërlidhës me drejtuesit e departamenteve njësive si (mirëmbajtja, menaxhimi, administrimi, hospitality, leasing, renting dhe shërbime). Mbështet Divizionin për të përmbushur kërkesat për përmirësimin dhe zgjerimin e biznesit duke analizuar kërkesat financiare dhe operacionale.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Eksperiencat e punës:
Aftësi të tjera:
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt: Asistent/e Divizioni dhe Analist/e të Dhënash.
Afati i dorëzimit: 15/07/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Përfundon një shumëllojshmëri të detyrave administrative për drejtuesin e divizionit duke përfshirë: menaxhimin e kalendarit; organizimin e takimeve dhe site visite;
- Punon ngushtë dhe në mënyrë efektive me drejtuesin e divizionit për ta mbajtur atë të përditësuar;
- Trajton çështjet në mënyrë të shpejtë, pro aktivë dhe ndjekëse deri në përfundimin me sukses të tyre;
- Redakton dhe përgatit draftet e para për komunikimet me shkrim me palët e jashtme dhe të brendshme të interesit;
- Përgatit në kohë procesverbalet e secilit prej takimeve;
- Koordinon me të gjitha departamentet/ njësitë në Divizion, në lidhje me raporte të ndryshme që duhet të përgatiten ditore/ javore/ mujore, duke ndjekur të gjitha çështjet e hapura sipas prioriteteve të projekteve dhe afateve të vendosura;
- Përgatit raportin mujor ose raporte të ndryshme të dërguar nga menaxherët përkatës, duke i përmbledhur në një të vetëm;
- Siguron një komunikim të duhur të të gjitha vendimeve të marra në takime të ndryshme dhe takime on site me drejtuesin e divizionit;
- Siguron ndjekjen e detyrave të dhëna stafit nga Drejtuesi Divizionit dhe përgatit raporte mbi statusin;
- Kujdeset për pikat për t’u ndjekur të gjithsecilit menaxher të divizionit;
- Ruan diskrecionin dhe konfidencialitetin në marrëdhëniet me të tjerët;
- Përgjegjës për inicimin, përgatitjen dhe/ose shqyrtimin e rasteve të biznesit;
- Përkthimi dhe thjeshtimi i kërkesave për rastet e biznesit dhe përgatit/ sjell propozime dhe alternativa për arritjen e këtyre kërkesave;
- Përgatit raporte teknike duke mbledhur, analizuar dhe përmbledhur informacione dhe tendenca;
- Përgjegjës për protokollimin e dokumentave zyrtare hyrëse/ dalëse të Divizionit por dhe të Balfin Hospitality;
- Arshivon të gjithë dokumentacionin e biznesit Balfin Hospitality;
Eksperiencat e punës:
- Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 vjet në profile të ngjashme zbatimi;
Aftësi të tjera:
- Aftësi të forta organizative që pasqyrojnë aftësinë për të kryer dhe për t'i dhënë përparësi detyrave të shumta pa probleme, me vëmendje të shkëlqyer ndaj detajeve;
- Aftësi shumë të forta ndërpersonale dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie me palët e interesuara, duke përfshirë stafin, partnerët e jashtëm dhe investitorët;
- Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe verbal;
- Aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me maturi, të jetë i/e adaptueshëm ndaj kërkesave të ndryshme dhe të demonstrojë nivelin më të lartë të shërbimit dhe përgjigjes ndaj klientit;
- Aftësi për të arritur objektivat dhe për të përmbushur afatet në një mjedis me ritme të shpejta;
- Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze është e domosdoshme;
- I/E aftë në Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe Power Point), Adobe Acrobat, etj.;

Apply