Tirane, ofrohet vend pune Asistent Kategori Manaxher
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Vore | CityPark | Megatek
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, për shkak të zgerimit të aktivitetit dhe në kuadër të zhvillimit, për rrjetin e tij drugstore shpall vakant pozicionin: Asistent Kategori Manaxher
Departmenti: Marketing
Vendndodhja: Zyrat Qendrore
Kohëzgjatja javore: E Hënë – E Premte
Përmbledhja e Pozicionit:
Asistent Kategori Menaxher ka përgjegjësi kryesore në menaxhimin dhe koordinimin e kategorive të produkteve, në organizimin e mirëmbajtjen e inventarit dhe të stokut, planifikimin e blerjeve dhe të shitjeve, analizimin dhe monitorimin e të dhënave të shitjeve, përpilimin e raporteve të shitjeve, menaxhimin e çmimeve dhe mbikëqyrjen e strategjive të marketingut. Gjithashtu, ai/ajo shkëpunon dhe ndihmon Menaxherin e Kategorisë në administrimin e produkteve për rrjetin e dyqaneve WELL.
Asistent Kategori Menaxher duhet të kenë njohuri shumë të mira të produkteve të kompanisë dhe të jenë në gjendje të kuptojnë nevojat e tregut dhe preferencat e klientëve.
DETYRAT:
Kualifikimet dhe aftësitë:
Arsimi:
Eksperience pune:
Kualifikime shtesë:
Aftësi shtesë:
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

- Asiston Menaxherin e Kategorisë në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të kategorisë që përputhen me qëllimet e përgjithshme të rrjetit të dyqaneve WELL;
- Diskuton dhe konfirmon me Menaxherin e Kategorisë listimin e artikujve të rinj dhe delistimin e artikujve të ndryshëm, bën përditësim të informacionit në sistem dhe databasë;
- Informon rrjetin e dyqaneve WELL për ndryshimet e asortimentit, planogramave, çmimeve, zëvendësimin e artikujve të vjeter me ato të rinj në planogramë, etj;
- Kujdeset për përgatitjen e porosisë për SKU të artikujve që do të jenë në fletëpalosje;
- Shpërndan informacionin me rrjetin e dyqaneve e magazinën qendrore për porosinë dhe shpërndarjen e artikujve të fletëpalosjes;
- Informon Menaxherët e dyqaneve për vendosjen e produkteve në pozicionet sekondare;
- Komunikon me departamentet e tjera ose furnitorët për problemet me asortimentin dhe/ose problematika të tjera të ndryshme që mund të lindin;
- Mban shënimet e sakta të inventarit dhe siguron që produktet të porositen dhe sigurohen në kohën e duhur;
- Analizon të dhënat e shitjeve për identifikimin e tendencave të tregut, ofron rekomandime të ndryshme për përzgjedhjet dhe vendosjen e produktit;
- Bashkëpunon me furnitorët për të negociuar çmimet dhe kushtet e favorshme, monitoron performancën e tyre duke siguruar përmbushjen e detyrimeve kontraktuale;
- Kryen hulumtime të ndryshme të tregut për të qëndruar i/e përditësuar me trendet e industrisë dhe për të identifikuar mundësitë e reja për zhvillim;
- Zhvillon planet promovuese dhe zbaton fushatat e marketingut për të nxitur shitjet;
- Komunikon me departamentet e tjera brenda kompanisë, për të siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë të harmonizuara dhe të koordinuara në kohë.
Kualifikimet dhe aftësitë:
Arsimi:
- Diplomë universitare, mundësisht në Administrim Biznesi dhe/ose Marketing;
Eksperience pune:
- Të ketë mbi 2 vite eksperiencë pune në këtë profil ose në fusha të ngjashme;
Kualifikime shtesë:
- Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office, preferohet zotërim i programit Excel;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, një gjuhë e dytë do të jetë përparësi (e folur dhe e shkruar).
Aftësi shtesë:
- Të ketë aftësi të forta analitike, oganizative, analitike dhe strategjike;
- Vëmendje ndaj detajeve;
- Të jetë një person i motivuar dhe ambicioz;
- I organizuar dhe i orientuar drejt rezultatit;
- Të ketë aftësi të larta negociuese;
- Të jetë në gjendje të punojë nën presion;
- Të karakterizohet nga integriteti dhe etika e lartë profesionale;
- Leje drejtimi

Apply WhatsApp